• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prizren – DokuFest / “Kangë e Defa” të Kosovës në një film

by
13/08/2015 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prizren – DokuFest / “Kangë e Defa” të Kosovës në një film

Kangë e Defa” të Kosovës në një film u paralajmëruan sot në konferencën e pestë për shtyp në kuadër të edicionit të XIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, në qytetin e Prizrenit.

“Ne udhëtuam në Kosovë për të gjetur dhe xhiruar këngët e vjetra popullore që ende kultivohen dhe ia dedikojmë këtë film në shenjë respekti të gjitha grave të vendit tonë, të cilat kryesisht i këndojnë këto kangë në manifestime të ndryshme familjare”, tha Fatime Kosumi teksa po fliste për filmin e saj dhe të regjisorit Vincent Moon “Kangë e Defa”, premiera e të cilit ishte në DokuFest dhe shfaqet edhe sonte në Kino Lum.

Në konferencë morën pjesë: Amir Vitija – regjisor i filmit “Të Pafajshmit”, Marko Grba Singh – regjisor i filmit “Abdul and Hamza”, Fatime Kosumi – regjisore e filmit “Kangë e Defa”, dhe Kristof  Bilsen – regjisor i filmit “Elephant’s Dream”.

Ndërsa, ministria kosovare e Integrimit Evropian ka ftuar mediat të marrin pjesë nesër në një koktej rasti në kuadër të DokuFest.
Me këtë rast do të lançohet fushata “Evropa Fillon Këtu”, që ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës rreth procesit të integrimit evropian. Kjo fushatë do të përqendrohet në dy prioritete kryesore të axhendës evropiane: Marrëveshja për Stabilizim Asociim si dhe procesi i liberalizimit të vizave. Ngjarja mbahet në “Lounge Bar Theatre” (kafiteria Teatro) në Prizren.

Nga 8 deri 16 gusht, në qytetin e Prizrenit në Kosovë po mbahet DokuFest, festivali tradicional ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër. Tema qendrore e Festivalit në këtë vit është migrimi.

Shumë nga pjesëmarrësit e vizitorët e DokuFest nga vende të ndryshme të botës janë mirëpritur e vendosur nëpër.

/ ATA

Next Post

Mbani celularin pranë kokës kur flini? 3 arsyet pse duhet ta hiqni urgjent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com