• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Privatizimi i OSSH-së, reagon Ruli: Po 4 ministrat e LSI pse nuk hetohen?

by A R
29/12/2015 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri Genc Ruli është i akuzuari kryesor nga pasardhësi i tij në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, për privatizimin e OSSHE, që sipas auditit të kësaj ministrie, i ka faturuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, Ruli hodhi poshtë akuzat në adresë të tij, ndërsa u shpreh se, nëse do të hetohet, pjesë e hetimeve duhet të jenë edhe katër ministrat e LSI që kanë mbajtur postin e ministrit të Energjisë dhe kanë menaxhuar dështimin e CEZ gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”.

“Është një çudi hipotetike që ngrihet që, në gati 6 vjet të historisë që nga privatizimi e deri te dështimi, të historisë CEZ, kapen vetëm dy pikat kulmore, njëra e fillimit që është ministri i privatizimit, Genc Ruli dhe tjetra, ministri i fundit i PD, Florion Mima. Pse është kjo ndërprerje në mes e katër ministrave të LSI-së që sot janë ortakët e PS-së, që ka menaxhuar dështimin dhe korruptimin maksimal të CEZ? Është vallë ndjesë ndaj Metës që bën Rama që hapi çështjen e DIA-s? Apo është një kompromis mes Metës dhe Ramës për të mos e hapur kurrë çështjen ÇEZ?”, u shpreh Ruli. Sipas tij, për ta hetuar CEZ-in që nga gjeneza e deri në fund dhe në mënyrë të paanshme dhe madje të besueshme për publikun shqiptar, do të ishte një hetim ndërkombëtar.

Ridvan Bode, ish ministri i Financave për 8 vjet në qeverinë “Berisha”, gjithashtu i paditur në prokurori nga Ministria e Energjisë për privatizimin e CEZ, nuk iu përgjigj interesimit të “Shqiptarja.com”.

Ndërsa, Florion Mima, aktualisht deputet i PD, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Energjisë nga data 4 prill 2013 deri në 16 shtator 2013 u shpreh se qëndrimin e tij publik do ta bëjë në ditët në vazhdim. Të njëjtin argument mbrojti edhe ish zv/ministri i Energjisë, Eno Bozdo.

Por nga ana tjetër, Suzana Guxholli, ish këshilltare e ish kryeministrit Sali Berisha, e sheh padinë e ngritur ndaj saj si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga skandalet. “Kjo është çështje që ka shkuar në Prokurori tashmë dhe detajet janë konfidenciale. Por nga e gjithë kjo histori më vjen ndërmend një fjalë e urtë popullore po kërkojnë të mbulojnë “diellin me shoshë””, tha ajo.

Next Post

Plani Përgjithshëm Kombëtar, Rama: Jo hartë mekanike, synohet zhvillimi i qëndrueshëm  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In