• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Plani Përgjithshëm Kombëtar, Rama: Jo hartë mekanike, synohet zhvillimi i qëndrueshëm  

by Lorenc Vangjeli
29/12/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin ku u prezantua Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit. Në këtë aktivitet, Rama vlerësoi punën e bërë deri tani nga grupi i ekspertëve pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban, duke theksuar se Plani nuk do të jetë thjesht një hartë mekanike, por një referencë për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Duhet të jemi të qartë për një gjë që nëse ka një ndryshim cilësor midis këtij plani cilësor dhe gjithçka është planifikuar në 20 e kusur vite është se nuk synon të jetë një hartë e ngrirë, dhe që pastaj gjithë ecurinë e këtyre viteve të jetë i ngrirë dhe të veprojë në mënyrë mekanike. Këto lloj planesh kanë vdekur me kohë dhe nuk është më një metodë dhe asnjë kulturë planifikimi që përdoret sot.

Qasja ndaj kësaj sfide me një filozofi të re dhe bashkëkohore, në një kulturë të re planifikimi, duke e synuar planifikimin si një proces të metabolizmit të gjithë organizmit përbën një risi të rëndësishme që ky plan të mund të rimeret dhe pasurohet çdo vit nga ata që do ta përdorin, qoftë institucionet dhe sipërmarrjet. Progresi është gjithëmonë i mundur nse në planifikojmë çdo detaj”, tha Rama.

Kreu i mazhorancës theksoi mes të tjerash dështimin sipas tij të planeve të hartuara në 25 vite demokraci. Për të treguar këtë ai mori si shembull strategjitë për ujin.

“Ajo që ka ndodhur është se janë harxhuar para pa fund, për të bërë plane nga më të ndryshmet, që nga nivelet e njësive më të mëdha deri te më të voglat, që nga strategjitë e mëdha te ato sektoriale, dhe nëse shikon çfarë është shkruar nuk kanë fare lidhje me njëra-tjetrën.

Shqipëria ka bërë 72 strategji kombëtare për ujin në 20 e kusur vite dhe vazhdon të mos ketë burime uji të mirë administruara. Rritja për rritje është ideologjia e qelizave të kancerit. Dhe nëse do të shikojmë Shqipërinë në këto 25 vite në retrospektivë, është e vërtetë që ka ndryshuar rrënjësisht por është larg të qenit zhvillim i qëndrueshëm.

Vërtet kemi ndërtuar pa fund njësi banimi, por nëse llogarisim sa dhe si kemi shfrytëzuar pyjet, shtretërit e lumenjve dhe lëndën e parë dhe çfarë kemi marë, shtuar këtu dhe tkurrjen e potencialeve, atëherë bilanci është negativ, dhe rritja nuk është e qëndrueshme.

Nëse shohim zhvillimin e hapësirës urbane kemi bërë një zhvillim si kryengritje e individëve.

Ne e kemi shfrytëzuar tokën bujqësore si një abuzim me ushqimin e fëmijëve tanë. Nuk ka asnjë vend që të ketë ndërtuar kështu siç kemi ndërtuar ne mbi tokën e bukës, dhe të ketë ndërtuar duke mos menduar se si rezultat i ndërtimeve tkurret fondi i tokës që i takon gjenratave të tjera, por përshpjetohet erozioni që kthehet në hakmarrje të natyrës me përmbytjet me rrëshqitjet dhe kusuret e tjera. Sektori i ujit është pasqyra ku mund të shikojmë paditurinë tonë kolektive”, tha kryeministri.

Rama u ndal edhe tek ndërtimet pa leje, duke theksuar se është shteti ligjor ai që ndal “dhunimin” e mjedisit. Rama deklaroi se nevojitet zbatimi i ligjit për të ndalur abuzimet.

“Përpjekja për ndalimin e hemoragjisë së ndërtimeve dhe abuzimeve me lejet e ndërtimit që kjo e dyta është sfidë për tu fituar, është një mbështetje për planifikimin. Prandaj plani nuk e imponon zhvillimin, por e orienton dhe prandaj gjithmonë rolin kryesor e ka pasur dhe do ta ketë vendimarrja, por një vendimarrje e orientuar mbi këtë filozofi, dhe si një instrument që është mbështetës dhe jo pengues, ëhstë një garanci e madhe për të marë vendimet e duhura. Plani nuk mund t’i parashikojë tendencat e zhvillimit por mund të orientojë se ku janë rrugët e zhvillimit”, – tha Rama.

Next Post

VIDEO Shokuese/ Australi, dy të rinj godasin në fytyrë me shkop bejzbolli një 24 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In