• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Privatizimi i INSIG-ut, ofertë 20 milionë dollarë nga një kompani shqiptare

by Java News
10/03/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për blerjen e INSIG pati katër konkurrentë, por ofertën më të lartë e dha shoqëria EUROSIG, oferta financiare e të cilës është 2 miliardë e 222 milionë lekë.

Edhe tre ofertat e tjera vinin nga kompani të njohura shqiptare, por çmimi i ofruar prej tyre ishte më i ulët. Konkretisht, kompania Balfin 1.6 miliard; Kastrati 1.1 miliard dhe Duraku 2.1 miliardë.

Oferta më e lartë korrenspondon me vlerën kontabile të INSIG, që sipas Ministrisë së Financave është 15.3 milionë euro, ose rreth 2.1 miliardë lekë.

Sipas vendimit të qeverisë, çmimi i ofruar ka 80 për qind të pikëve në vlerësim, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë.

Komisioni ka 9 ditë kohë për të vlerësuar ofertat dhe brenda datës 25 të këtij muaj duhet të përpilojë projektvendimin përmes të cilit do të shpallet fituesi nga qeveria. Tenderi për INSIG vjen në një moment të vështirë për ekonominë.

Por pavarësisht kësaj, ai shënon një risi. Ky është rasti i parë kur në një privatizim të rëndësishëm garojnë vetëm kompani shqiptare dhe përmes këtij procesi në kohë të vështira financiare buxheti arkëton gati 20 milionë dollarë.

Njoftimi i Ministrisë së Ekonomisë:

Sot, më datë 10.03.2016, u zhvillua procedura e tenderit të hapur për shitjen e 100% te aksioneve të shoqërisë Instituti i Sigurimeve (“INSIG”) sh.a.

Procedura e tenderit të hapur u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjik, përkatësisht ligji nr. 8334, datë 23.04.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjik” (i ndryshuar), Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 529, datë 21.08.1998 “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërisë tregtare që zotërohen nga shteti” (i ndryshuar) dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 546, datë 18.06.2015 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.”

Instituti i Sigurimeve është shoqëria e parë e sigurimeve në Republikën e Shqipërisë, aksionet e së cilës zotërohen 100% nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shoqëria ushtron aktivitetin e sigurimeve në fushën e jetës dhe jo jetës. Gjithashtu, shoqëria ushtron aktivitetin e sigurimeve në fushën e jo jetës në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në përmbushje të procedurës së parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka filluar procedurën e privatizimit të shoqërisë dhe ka përgatitur dokumentacionin e tenderit. Për këtë qëllim, Ministria ka përzgjedhur shoqërinë e auditimit BDO Albania sh.p.k për të vlerësuar paketën e 100 % te aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a. Në përfundim të procesit të vlerësimit, shoqëria vlerësuese ka përcaktuar vlerën maksimale të shoqërisë në shumën 15.305.000 (pesëmbëdhjetë milion e treqind e pesëmijë) Euro.

Pas përmbushjes së dokumentacionit të parashikuar në VKM nr. 529, datë 21.08.1998, në bazë të kësaj vlerë është përcaktuar “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërisë tregtare që zotërohen nga shteti” (i ndryshuar), Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i ka përcjellë Ministrisë së Financave dokumentacionin për privatizimin e paketës së 100 % të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.

Ministria e Financave më datë 25.01.2016 ka publikuar ftesën për tenderin e cila ka qenë e shpallur për 30 ditë, deri më datën 23.02.2016. Dorëzimi i ofertave nga kandidatët para komisionit të vlerësimit të ofertave është kryer sot, më datë 10.03.2016. Në komisionin e vlerësimit të ofertave, në përbërje të së cilit ishin dy përfaqësues të MZHETTS, dy përfaqësues të INSIG sh.a dhe tre përfaqësues të Ministrisë së Financave, u paraqiten gjithsej katër oferta:

  1. Shoqëria Eurosig sh.a.
  2. Bashkimi i operatorëve Recovered Earth Technologies dhe Shyqyri Duraku
  3. Shoqëria Balfin sh.p.k
  4. Bashkimi i operatorëve Kastrati dhe Albsiguracion

Komisioni i vlerësimit të ofertave, deri më datë 19.03.2016 do të kryejë vlerësimin e ofertave të paraqitura sipas kritereve të përcaktuara nga VKM nr. 546, datë 18.06.2015 “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të shoqërisë INSIG sh.a.” Në përfundim të vlerësimit, komisioni bën raportin përfundimtar të vlerësimit dhe ia paraqet për miratim procedurën dhe fituesin Këshillit te Ministrave.

Next Post

Alfano: Frikë se emigrantët do zgjedhin rrugën përmes Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In