• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Privatizimi i ‘Albpetrol’ në 2012, mashtrimi me garancinë 85 mln euro, prokuroria mbylli skandalin

by Java News
11/12/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka anuluar këto ditë kontratën me firmën ”D.H. Albania”, dega shqiptare e një kompanie amerikane, që u shpall fituese në Lotin e parë të Unazës së Re Tiranë dhe në një tender me OST, menjëherë sapo u zbulua se përfaqësuesit e saj kanë paraqitur dokumenta të falsifikuara tek Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në operacione tenderimi. Menjëherë qeveria ka sekuestruar edhe pagesën që është bërë për garancinë e ofertës, që përfaqëson 10% të shumës së ofruar, që ishte ngurtësuar në favor të shtetit në momentin që subjekti hyri në tender. Bëhet fjalë në total për rreth 3 milionë euro. Në rast se tenderi anulohet për faj të subjektit, në fakt, ligji parashikon që shuma të konfiskohet. Gjithë dokumentacioni është dorëzuar në prokurori, që po hetohet për të identifikuar dhe për të dënuar autorët e mashtrimit brenda dhe jashtë administratës publike

Por nuk ka ndodhur kështu saktësisht gjashtë vjet më parë, në dhjetor 2012, kur tenderi i madh për privatizimin e 85% të aksioneve të Albpetrolit dështoi, por qeveria Berisha nuk arkëtoi asnjë qindarkë dhe as prokuroria nuk ka vepruar ndaj fajtorëve. Fituesi i tenderit kishte mashtruar shtetin shqiptar, duke depozituar si 10% e vlerës së tenderimit një garanci false të lëshuar prapë me vulat e një institucioni bankar amerikan prej 85 milionë eurosh.

Skandali plasi kur u zbulua se konsorciumi ‘Vetro Energy’ që ishte shpallur si fitues i procedurës së privatizimit me një vlerë 850 milionë euro, nuk pagoi 170 milionë euro të parashikuar nga ligji si garanci për nënshkirmin e kontratës, të llogaritur në 20% e vlerës totale.

Kontrata natyrisht u anulua, por kur autoritetet shqiptare deshën të arkëtojnë 85 milionë euro të garancisë, zbuluan që edhe garancia ishte e falsifikuar, pavarësisht faktit që ministria e kishte pranuar si të rregullt në dosjen e tenderimit.

Kjo e fundit duhej të ishte lëshuar nga një institucion financiar me reputacion të lartë dhe qeveria deklaroi në Fletoren Zyrtare se garancia ishte kryer në ‘American Chartered Bank’ me qendër në Çikago. Por ‘American Chartered’ doli se nuk kishte lëshuar asnjëherë një dokument garancie. “American Chartered Bank’ nuk është përfshirë në transaksionin në fjalë,” deklaroi një nga këshilltarët ligjorë të kësaj banke në një e-mail që mban datën 13 dhjetor 2012.

Qeveria ‘Berisha’ duket se ndikoi më pas edhe te prokuroria shqiptare, e cila vetëm dy muaj pas skandalit, në shkurt 2013, hyri në lojë, duke iu drejtuar homologëve amerikanë me një letër-porosi për të pyetur drejtuesit e bankës amerikane për arsyen e mostransferimit të kësaj shume teorikisht të ngurtësuar si garanci nga firma fituese. Por garancia ishte falsifikuar dhe shuma nuk ishte ngurtësuar kurrë. Nuk kuptohet se përse dhe kush “ngriu” hetimet e mëtejshme të çështjes në fjalë, pa përcaktuar as përgjegjësinë e zyrtarëve shqiptarë, të cilat certifikuan falsifikimin. As autori i mashtrimit, as bashkëfajtorët pranë qeverisë shqiptare, atëhere nuk u zbuluan: prokuroria mbylli çështjen dhe privatizimi dështoi me një dëm për shtetin shqiptar prej 85 milionë eurosh.raport.tv/ /a.meta

Next Post
FOTOT/ PD tenton të marrë në dorë protestën, çon djalin e Azem Hajdarit: Të përplasemi me qeverinë!

FOTOT/ PD tenton të marrë në dorë protestën, çon djalin e Azem Hajdarit: Të përplasemi me qeverinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In