• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pritja që Bicaj bëri për djalin e vet…”/ PS nis fushatën, Majko prezanton kandidatin për Bashkinë e Kukësit

by Java News
08/09/2023 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët nuk kanë humbur kohë me fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit. Menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat për regjistrimin e kandidatëve, fushata ka nisur nga fshati i Albert Halilaj.

Ky i fundit është kandidati me të cilin Partia Socialiste kërkon të rifitojë bashkinë, pas skandalit të Safet Gjicit.

Nisur dhe nga kjo rrethanë, socialistët dhe drejtuesi politikë i partisë atje, Pandeli Majko nuk kanë dashur të humbin kohë. Ndryshe nga fushata e 14 Majit, këtë herë atyre u duhet të punojnë më shumë, edhe për njollën e Gjicit.

Mesditën e së enjtes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha “dritën jeshile” kandidaturave, ndërsa pasdite Pandeli Majko dhe Albert Halilaj kanë shkuar në fshatin Bicaj për të nisur me fushatën. Ky fshat është vendlindja e kandidatit socialist dhe vendbanimi aktual.

“Dje, në Bicaj, prezantuam Albert Halilaj për drejtimin e Bashkisë së Kukësit! Alberti jeton në fshatin e tij duke bërë dallimin me ata që vinë nga Tirana si porosi e politikës! Në vendlindje, njeriu nuk i shpëton asaj që është, ndaj edhe pritja që Bicaj bënë dje për djalin e vet flet më shumë se fjala…”, shkruan Majko.

Opozita nga ana tjetër, garon përballë Halilajt me Emri Vatën i cili ka dalë nga procesi i Primareve. Vata përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë” të përbërë nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokristiane, ndër Rithemelimi i Berishës nuk është lejuar nga KQZ.

Të drejtën legjitime për të përfaqësuar Partinë Demokratike e ka Lulzim Basha, i cili deri tani nuk ka dhënë sinjale nëse do të nxjerrë ose jo një kandidat tjetër. Pavaresisht se ehste regjistruar per zgjedhjet ne Kukes./m.j

 

Next Post
Hangzhou, nis stafeta e pishtarit të Lojërave Aziatike

Hangzhou, nis stafeta e pishtarit të Lojërave Aziatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In