• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritja e fundvitit/ Rama u del në mbrojtje mjekëve dhe u premton rritje pagash: Hija që ju shoqëron s’është e vërtetë

by Java News
17/12/2022 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, u shprehu sot mjekëve dhe infermierëve të vendit tonë mirënjohje për punën e palodhshme që kanë bërë me sukses gjatë vitit 2022.

Në pritjen që u bëri punonjësve të shëndetësisë sot me rastin e festave të fundvitit, Rama bëri me dije se kushtet e punës janë përmirësuar në shëndetësi dhe se ka akoma vend për përmirësim.

Ndërkohë u premtoi rritje rroge 100% deri në fund të mandatit. Deri më tani punonjësve të shëndetësisë paga u është rritur deri në 70% që nga pikënisja,

“Por kjo nuk mjafton, do të bëjmë sërish rritje”, tha Rama.

Më tej Rama u doli në mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, duke thënë se u shpreh solidaritet për hijen që i shoqëron në jetën personale, “që punonjësit e shëndetësisë janë të korruptuar”.

“Ju shpreh të gjithë solidaritetin për atë që ju shoqëron gjatë gjithë kohës në  jetën tuaj personale, një hije sipas së cilës infermierët në këtë vend të shikojnë nga xhepi sesa të kapin me dorë. Shprehje brutale, përdoret nga ata që për fat të mirë s’kanë pasur nevojë për ju.

Por kanë një kënaqësi e të marrit nëpër gojë të njerëzve që vihen përballë  dritave të skenës për arsye të ndryshme. Patjetër nuk mungojnë rastet e individëve të padenjë në bluzat e bardha. Këto janë përjashtime. Në sistemin tonë arritjet janë meritë e mjekëve dhe infermierëve”, tha Rama./m.j

Next Post
Një përgjigje deputetit Sali Berisha, për “shoqen” time

Një përgjigje deputetit Sali Berisha, për “shoqen” time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com