• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pritja e emigrantëve/ Arqipeshkvi George Frendos letër Bushatit: “Zoti e bekoftë Shqipërinë”!

by Java News
27/08/2018 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Shqipëria vendosi të strehojë 20 nga 150 emigrantë që janë bllokuar në Itali, reagon edhe arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezes Metropolitane Tiranë – Durrës Imzot George Frendo. Ai i ka dërguar një letër falenderimi Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, për pranimin e 20 emigrantëve të bllokuar në një anije në Katania. Imzot Frendo thotë se Shqipëria ka thënë një shembull të mirë për vendet e BE.

Letra e Imzot Frendos drejtuar ministrit Bushati

Sot kam lexuar në gazetë se keni pranuar 20 refugjatë që ndodheshin në anijen e bllokuar në Catania. Ju uroj përzemërsisht për këtë gjest fisnik njerëzor. Kanë bërë një udhëtim të gjatë nga Eritrea, madje një udhëtim shumë të rrezikshëm. Megjithatë tani kanë fat se do të gjejnë strehim tek një popull shumë i njohur për shpirtin e tij mikpritës dhe bujarë.

Ju keni dhënë një shembull të mirë shumë vendeve të tjera që kishin më shumë mundësi dhe detyrë të pranojnë disa refugjatë, vende ne EU.

Më bënë shumë përshtypje fjalët tuaja: “Dikur ishim ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Evropa!” Janë fjalët që më kanë kujtuar fjalët e Biblës:“Mos e shfrytëzo as mos e shtyp të huajin, sepse edhe ju qetë të huaj në dheun e Egjiptit” (Dal. 22, 20), dhe: “Nëse jeton me ty i huaji në tokën tuaj, mos e shtypni; por le të jetë ndër ju si vendas dhe duaje si vetveten: edhe ju keni qenë të huaj në dheun e Egjiptit” (Lev. 19, 33-34). Zoti bekoftë Shqipërinë për shpirtin e saj humanitar dhe mikpritës.

ma.me

Next Post
Skandali me ushqimet nuk ndalet, sekuestrohet 308 kg mish i paçertifikuar

Skandali me ushqimet nuk ndalet, sekuestrohet 308 kg mish i paçertifikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com