• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Priti ish gruan poshtë krevatit dhe goditi me thikë 3 familjarët e saj… Elena merr urdhër mbrojtje kundër Marjan Levantit

by Java News
31/01/2017 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka konfirmuar një urdhër mbrojtjeje të lëshuar për Elena Levantin, ish-bashkëshorten e Marjan Levantit, i cili tentoi të vrasë tre anëtarë të familjes së saj, më 23 dhjetor 2016. Në një seancë të zhvilluar pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka vërtetuar urdhrin e mbrojtës të lëshuar më 28 dhjetor për nënën e dy fëmijëve të mitur.

Përmes këtij urdhri, ish-gruaja e Levantit kërkonte mbrojtje nga ish-vjehrra, Afërdita Levanti. Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, Elena Levanti pretendonte se pas ngjarjes, ku tre familjarë të saj u plagosën rëndë me thikë nga ish-burri i saj, ish-vjehrra kishte tentuar t’i merrte fëmijët. Në vendimin e shpallur më 17 janar në Gjykatën e Tiranës, gjyqtarja Irena Hoxha urdhëron ish-vjehrrën e Levantit të mos kontaktojë, kërcënojë apo dhunojë Elena Levantin dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Po sipas vendimit, e paditura urdhërohet të mos shkojë te banesa e ishnuses së djalit dhe nipit e mbesës dhe të mbajë distancë jo më të vogël se 50 metra larg tyre. Ky urdhër ka efekt deri në janar të vitit 2018 për Elena Levantin dhe deri në maj të vitit 2017 për dy fëmijët e saj. Sipas vendimit të gjykatës, më 25 dhjetor 2016, teksa ka qenë në spital pranë familjarëve të saj të plagosur, Elena Levanti i ka lënë fëmijët në banesë bashkë me kunatën e saj,

Mëngjesin e kësaj dite në banesën e Levantit ka mbërritur ish-vjehrra e saj, duke goditur derën, duke thirrur me fjalë fyese dhe kërcënuese ndaj paditëses, si dhe duke tentuar të marrë me forcë dhe dhunë fëmijët e mitur.

Foto Marjan Levanti

“E paditura i ka kontaktuar fëmijët në telefon vazhdimisht, duke i ngarkuar emocionalisht duke u treguar ngjarjen që ka ndodhur. Për shkak të moshës së tyre dhe problematikes së ngjarjes, fëmijët nuk i ka informuar njeri”, thuhej në vendimin e gjykatës. Po sipas vendimit për pranimin e kërkesës për urdhrin e mbrojtjes, rezulton se e paditura ka marrë në telefon ishnusen e djalit, e cila, për shkak të rrethanave dhe ngjarjes së ndodhur, është ndier e kërcënuar.

Për këtë shkak, ajo ka trokitur fillimisht në Komisariatin e Policisë nr.6 e më pas në gjykatë për marrjen e një urdhri mbrojtjeje nga ishvjehrra. Pas ngjarjes, ku mbetën të plagosur tre veta, Marian Levanti u la në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë”./panorama/a.k

Next Post
Përrenjas, djali ushtron dhunë fizike ndaj babait të tij 67 vjeçar

Bilanci i 2016/ 3 mijë raste të dhunës në familje, por 900 prej tyre janë denoncime të burrave të rrahur nga gratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com