• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pritet zbardhja e tabulateve/ Zhdukja misterioze prej 19 ditësh e të riut, telefonata vë në lëvizje policinë. Pista ku po hetohet

by Java News
20/11/2021 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherif Mukaj, 28 vjeç, nga fshati Starje i Bashkisë Kolonjë është zhdukur në mënyrë misterioze prej 1 nëntorit.

Prej 19 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e 28-vjeçarit ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të.

Pas një telefonate nga Shkodra, ku thuhej se kishin parë djalin në një lokal, pas fotos të shpërndarë në media, policia e Kolonjës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë  kërkuar edhe në këtë qark.

Ndërkohë nga të gjitha informacionet e mbledhura ende nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e tij.

Sipas familjarëve nga kamerat e sigurisë së lokalit ku mendohet të jetë parë djali në Shkodër rezulton se nuk ishte i njëjti person me atë që përshkruante telefonata.

28 vjeçari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor në Ersekë ku ka konsumuar kafen me shokët e tij.

Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993 përpara se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale, kartën e identitet dhe një telefon në shtëpinë e tij ndërsa me vete mbante një tjetër telefon që rezultonte të ishte me sinjal deri në datën 5 Nëntor,e më pas çdo gjë mbetet enigmë.

Në qershor të këtij viti familjarët të cilët jetojnë në Amerikë  i kanë dërguar 5 milion lekë, çka tregon se ai s’ka patur probleme ekonomike

Pritet zbardhja e tabulateve që të hedhe dritë mbi zhdukjen e tij ndërkohë që një nga dyshimet e policisë është se ai mund të ketë kaluar kufirin nga mali pasi të gjitha sendet personale të tij i ka lënë në shtëpi.

Ata pretendojnë që mund të ketë ikur nga mali në Greqi./m.j

Next Post
Motori përplas gruan në Kombinat, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident me vdekje në Vaun e Dejës/ Viktima po udhëtonte me motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In