• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pritet pushtimi i gjerë i Ukrainës”/ Shefi i NATO-s: Rusia nuk po tërhiqet! Sulmi mund të ndodhë së shpejti

by
20/02/2022 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas presidentit amerikan Biden, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg tha se pret një sulm gjithëpërfshirës nga ushtria ruse në Ukrainë. Sulmi mund të ndodhë së shpejti.

“Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po planifikon një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës veriatlantike Jens Stoltenberg për programin televiziv gjerman “Tagesthemen”. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai foli për një vendosje të vazhdueshme të trupave ushtarake ruse atje. “Trupat ruse nuk po tërhiqen”, siç thotë Rusia. “Atje po shtohet trupa të reja ruse.” Ka edhe shenja se Rusia po përgatitet të inskenojë ndonjë pretekst për një sulm ushtarak në Ukrainë.

Shkeljet në rritje të armëpushimit në Ukrainën lindore, “akuzat e rreme” për “gjenocid” në Donbas dhe evakuimi i popullsisë nga zonat e kontrolluara nga separatistët janë “shenja shqetësuese”, theksoi Stoltenberg.

Stoltenbergu angazhohet për zgjidhje politike

Sipas informacioneve të burimeve perëndimore, Rusia ka mbledhur më shumë se 150.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën fqinje.Presidenti amerikan Joe Bidentha të premten se ai pret një sulm “në ditët në vijim”. Megjithatë, udhëheqja në Moskë mohon planet e sulmit. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar disa herë gjatë ditëve të fundit se trupat janë tërhequr pas përfundimit të manovrave.

Megjithë kërcënimin e përshkallëzimit të gjendjes si pasojë e ndërhyrjes së mundshme të trupave ruse, Stoltenberg mendon se ende ka hapsirë për një zgjidhje politike të konfliktit. “Ne duam që Rusia të ndryshojë kursin dhe të ulet me ne në tryezën e bisedimeve”.

Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO

Kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë siqeritet në deklaratat për anëtarësimin e vendit të tij në NATO, Stoltenberg u përgjigj: “Ne po ndihmojmë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse. Ne po ofrojmë trajnime dhe pajisje dhe po ndihmojmë integrimin e saj euro-atlantik.” Anëtarësimi në NATO është i mundur, por vendimin përfundimtar duhet ta marrin 30 vendet anëtare. Për momentin bëhet fjalë më pak për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe më shumë për “pranimin apo jo pëerpjekjet të një fuqie të madhe si Rusia që t’i diktojë një vendi tjetër se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë – me dhunë”.

Sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Rusia ka bërë të gjitha përgatitjet për të qenë në gjendje të sulmojë. “Këshilla më e mirë në këtë moment është që ne të jemi të përgatitur”, tha politikanja socialdemokrate në televizionin e dytë gjerman ZDF. Lambrecht përshëndeti vendimin e NATO-s për të reduktuar në mënyrë drastike kohën e gatishmërisë për dhjetëra mijëra ushtarë në aleancën ushtarake. Kur u pyet nëse duhet të kemi frikë nga një sulm rus ndaj anëtarëve të NATO-s, si shtetet baltike apo Polonia, ministrja tha: “Kërcënimi është shumë i madh në këtë rajon.” E aleatët e NATO-s kanë të drejtë “të sigurohen në mënyrë adekuate.” Lambrecht shtoi: “NATO qëndron këtu. Ne qëndrojmë së bashku, të bashkuar. Rusia duhet të përgatitet që ne të mbrojmë aleatët tanë.”

Ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell sheh një ndryshim në krahasim me përkeqësimin e mëparshëm të situatës. Rusia kurrë më parë nuk ka grumbulluar 150.000 ushtarë në kufirin me Ukrainën “të cilët vënë në dyshim ekzistencën e këtij vendi”, tha Borrell në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Dallimi është se tani ekziston një kërcënim i prekshëm, i fortë dhe i fuqishëm. Asgjë nuk e justifikon këtë përqendrim të forcave.”

Tërheqja e personelit diplomatik

NATO ka tërhequr punonjësit e saj nga kryeqyteti ukrainas Kiev të shtunën për arsye sigurie. Ata do të zhvendosen në Lemberg (Lviv) në Ukrainën perëndimore dhe në Bruksel, tha një zyrtar i NATO-s. Siguria e punonjësve ka “prioritetin kryesor”. Disa vende perëndimore kanë tërhequr më parë personelin e tyre diplomatik nga kryeqyteti ukrainas. Edhe Gjermania e ka reduktuar stafin e ambasadës së saj në Kiev./DW

/b.h

Next Post
Coriolanus ose turma si plaga e popullit

Coriolanus ose turma si plaga e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com