• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pritet dhunë e përgjakshme në Japoni, pas ndarjes së bandës Yakuza (Video)

by
29/08/2015 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta është e pashmangshme në botën e bandave japoneze, pasi Yamaguchi-gumi, konglomerati më i madh i Yakuza, ka pësuar një ndarje.

Autoritetet në Japoni janë në pritje të shpërthimit të dhunës së përgjakshme, pasi që banda po shtohet me 43% të anëtarëve të saj.

Shkak i kësaj ndarje thuhet se janë dallimet në besnikërinë ndaj bosit 73-vjeçar të bandës, Shinobu Tsukasa, i cili u bë udhëheqësi më i fuqishëm i krimit në vend në vitin 2005.

Raportet tregojnë se ai i ka zemëruar disa nga anëtarët e kësaj bande, duke iu dhënë trajtim preferencial degëve të caktuara, dhe gjithashtu për shkak të ambicieve të tij për t’u zgjeruar në territore të reja.

Tsukasa, emri i të cilit është Kenichi Shinoda, është gjenerata e gjashtë ‘don’ e kësaj bande. Dymbëdhjetë prej më shumë se 30 grupeve kanë kërcënuar se do të largohen dhe do të formojnë bandën e tyre, thuhet sipas burimeve të Japan Times brenda policisë.

Kjo e ka vendosur policinë në një gjendje gatishmërie shumë të lartë, pasi banda që është 100 vjet e vjetër, është një organizatë mjaft e madhe. Kjo bandë numëron rreth 10,300 anëtarë dhe ndikimi i saj ndjehet kudo.

Ymaguchi-gumi është gjithashtu shumë i pasur, që raportohet se pasuria e tij ka arritur në 80 miliardë dollarë, duke e bërë kështu bandën më të vlefshmen në botë.

https://www.youtube.com/watch?v=bs3nhxAP9Zo

Next Post

Pelegrinë serbë në Gjakovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com