• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pritet arrestimi i zyrtarëve të lartë për korrupsion

by Java News
01/09/2015 00:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë zyrtarë të lartë shtetërorë të dyshuar për korrupsion mund të arrestohen dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë pasi punët nuk janë duke shkuar mirë. Kështu ka deklaruar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion në Kosovë, Hasan Preteni për Tribuna Chanel.

“Duhet të besoj që do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë. Nuk është viti 2015 sikurse viti 2006. Duhet të ketë sukses në këtë drejtim. Nuk jam i kënaqur që këto punë nuk po i rregullojmë vet”,tha Preteni në televizionin Tribuna Channel.

Ai ka deklaruar se korrupsioni më i madh bëhet brenda dy muajve të fundit të vitit. Ai thotë se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi në mënyrë që të mos ketë keqpërdorime.Sipas tij, institucioni që ai e drejton, ka paraqitur 1.300 raste me emra të zyrtarëve shtetëror, por ka shtuar se nuk kanë rezultuar me aktakuza të fuqishme.

“Nuk e kemi asnjë sukses në luftë kundër korrupsionit dhe nuk kemi të dhëna të saktë deri me tani. Shumë pak zyrtarë të lartë janë në burg. Më shumë se 1.300 emra të zyrtarëve dhe më shumë se 600 kallëzime penale i kemi dërguar në prokurori. Të gjitha këto nuk po rezultojnë me aktakuza të fuqishme”, deklaroi Preteni.

Ai ka theksuar se vetëm në këtë vit deri me tani janë stopuar 33 tender për keqpërdorime.

“63 tender janë stopuar vitin e kaluar, kurse në këtë vit deri me tani janë 33 tender i kemi stopuar.Qysh në fillim akordohen se kush do ta fitojë këtë tenderë. Këto janë probleme të mëdha, cdo publikim që ka elemente diskriminuese ne angazhohemi që gjithçka të shkoi mirë”, tha Preteni.

Preteni ka shtuar se populli në Kosovë nuk e do vendin e vet pasi që sipas tij, nuk ka vullnet që t’i lajmërojë rastet e korrupsionit.

Next Post

Partia e Haradinajt paralajmëron protesta të dhunshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com