Teksa të gjithë prisnim ta shihnim në skenë në “Carmen” opera e famshme nga Gëzim Myshketa, aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital.
Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital, më një infeksion pulmonar.
Lajmi konfirmohet nga burime të afërta me aktoren.
Ajo po merr terapinë e duhur nga mjekët e këtij spitali dhe ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm.
Aktorja Tinka Kurti do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës, por shëndeti i saj nuk e ka lejuar atë të ngjitet në skenë.