Deputeti i Bundestagut gjerman, Florian Hahn anulon vizitën në Tiranë.
Burime për Panorama Online bëjnë të ditur se sot, teksa po mbante një konferencë për shtyp ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deputeti i CSU-së njoftoi ndryshimin e axhendës.
Mësohet se ka qenë ambasada jonë në Berlin e cila ka njoftuar institucionet shqiptare për anulimin e vizitës.
Hahn është njëkohësisht edhe zëdhënës për BE dhe zgjerimin.
Zyrtari gjerman kishte parashikuar të zhvillonte takime me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha, Gramoz Rucin dhe Taulant Ballën.
Pas pak ditësh Gjermania pritet që të marrë vendimin për hapjen e negociatave ose jo për Shqipërinë. /b.d