• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ngacmonte të miturat kur dilnin nga shkolla”, detaje të reja nga përdhunimi në Greqi, kush tjetër e dinte për…

by A R
14/01/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë bërë me dije nga mediat greke për ngjarjes e rëndë të së martës, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari vrau kunatin e tij, pasi i kishtë përdhunuar prej vitesh vajzën nga martesa e parë.

Vajza 18-vjeçare i tregoi të atit për veprimet e rënda të vëllait të njerkës së saj, i cili e kishte kërcënuar edhe me publikimin e videove dhe fotove intime, në këmbim të parave.

Ndërkohë, edhe motrat e 18-vjeçares kanë dëshmuar në mbështetje të saj, teksa mësohet se edhe persona të tjerë kanë pasur dijeni për ngjarjen.

Në një prononcim për televizionin ASTRA, Alexis Kougias, pjesë e mbrojtjes së autorit të vrasjes, tha se “ka një element tronditës” në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim.

“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të pakundërshtueshëm, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, ajo ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”, theksoi z. Kougias.

Njëkohësisht persona nga ambienti i afërt i 18-vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mikeshë e saj raporton se 33-vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë.

“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera, madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ngacmonte vajza nën 18 vjeç”, ka treguar shoqja e 18-vjeçares.

/a.r

Next Post
Nis rebelizimi i izraelitëve, protesta masive kundër Netanjahut, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve

Nis rebelizimi i izraelitëve, protesta masive kundër Netanjahut, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com