• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prisja që SPAK të vendoste drejtësinë e munguar”, Soko: Zgjedhjet më të këqija pas 1996-ës

by E S
27/05/2025 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Prisja që SPAK të vendoste drejtësinë e munguar, që kriminelët mos përfshiheshin në zgjedhje”. Kështu u shpreh në studion e Debatit me Alba Alishani në A2 CNN, kandidati për deputet i Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit, Pano Soko. Sipas tij nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse, në mënyrë që administrata publike dhe institucionet shtetërore të mos përdoreshin dhe të mos presionoheshin.

“Ndryshe nga të gjitha rastet e tjera nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse. Nevoja që kemi ne është për të pasur një lojë të ndershme. Dhe përgjegjësinë që duhet të mbajnë institucionet. Prisja që SPAK në këto zgjedhje të vendoste drejtësinë e munguar atë që ka munguar në shumë zgjedhje pararendëse që kriminelët të mos përfshiheshin në zgjedhje. Doli që u përfshinë që administrata publike mos presionohej e mos presiononte. Që institucionet shtetërore të mos përdoreshin, që drejtoria e tatimeve mos përdorej për të presionuar bizneset në interesin elektoral”, tha Soko në A2 CNN.

Soko theksoi se të gjithë asetet shtetërore u vunë në funksion të partisë në pushtet.

“SPAK-u si institucion që u angazhua me strategji në zgjedhje u pa nga ne me syrin e mirë për veprime që duhet të kryente para zgjedhjeve. Në momentin që u la fushë e lirë për krimin dhe presionimin e administratës përdorimin e institucioneve, përdorimin e parave publike për të fituar partia në pushtet dhe përdorimi i të gjithë aseteve shtetërore. Nëse SPAK vjen sot dhe thotë denonconi, ato e prodhuan efektin”.

Sipas tij zgjedhjet e 11 majit ishin më të këqijat pas 1996-ës, ku krimi dhe paratë publike ishin sheshit.

“Unë prisja të kishim garën më të mirë në këto vite. Gara e zgjedhjeve të 11 majit të 2025 është e dyta më e keqe pas zgjedhjeve të 1996-ës. Pritshmëria ishte që SPAK të më siguronte standarde më të mira. Prisja që krimi të ishte minimalist, por e bëri ashiqare fare nuk u fsheh fare. Prisja që administrata mos presiononte dhe mos presionohej”, tha ai.

Next Post
Dalin pamjet/ Ja momenti i shpërthimit me tritol në derën e një lokali në Berat dy ditë më parë

Dalin pamjet/ Ja momenti i shpërthimit me tritol në derën e një lokali në Berat dy ditë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com