Disa prej emigrantëve të cilët i shpëtuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Mediat kosovare raportojnë se familjarët e tyre kanë dalë me lule në dorë që t’i mirëpresin ata.
Dhjetëra makina të Ministrisë së Brendshme janë futur brenda aeroportit dhe do të shoqërojnë emigrantët deri në shtëpitë e tyre.
Të dielën, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe 45 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod të Kroacisë.
Autoritetet kroate ishin të shpejtë në reagimin e tyre. Disa prej udhëtarëve janë ende duke u trajtuar në spitale.











