• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prishtinë/ Kurbanët theren në kushte skandaloze higjienike

by Java News
21/08/2018 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushte tejet të rënda higjienike, në pellgje gjaku ku kundërmon gjithçka, edhe këtë festë janë therur kurbanët, si ritual i Festës së Kurban Bajramit. M

Sipas raportimeve te medias  këtë të martë ka qenë i stërmbushur tregu i kafshëve në Prishtinë. Menjëherë pas faljes së Namazit, ashtu siç e do tradita në këtë besim, shumë besimtarë pas faljes ia kishin mësyrë tregut, raporton KTV.

Flasin më shumë për çmimet që edhe këtë vit, sipas tyre, janë të arsyeshme.

Mirëpo, tregtarët ankohen. Thonë se përveç rënies së çmimit, ka rënë edhe shitja e deshve.

Kushtet në të cilat këtë të martë u flijuan shumë kafshë i kanë shtyrë disa prej blerësve që ta rishqyrtojnë vendimin për të blerë një kurban.

Inspektoratet si gjithnjë pushojnë në festa dhe askush prej tyre, qoftë ata sanitarë, qoftë inspektorët e tregut, nuk janë shfaqur në këto anë.

Rituali i Festës së Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit të Bajramit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit, duke përfunduar me vizitat tek të afërmit, fqinjët, shokët dhe miqtë, përgatiti Koha.

 

Next Post
Tiranë/ Nxënësja shkon me thikë dhe çelës anglez në shkollë

Itali/Policia arreston shqiptarin, që ekzekutoi vajzën gjatë grabitjes në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com