“Viti 2024 është i planifikuar me një numër të madh të projekteve madhore, pra e kemi nënkalimin prej pas Teatrit deri tekë komuna, ku e kemi nënkalimin i cili do ta lidh tregun e gjelbër me sheshin. E kemi edhe projektin e tregut të gjelbër, pra ku e bëjmë bartjen në zonën ku ka qenë zona e AKP-së. Kemi projektin e platformës e cila e ndërlidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë, vetëm se e kemi kryer projektin detal për krimin e nënkalimit prej Flamurit deri tek Stacioni i Autobusëve”, ka thënë ai për EO.
“Tash vetëm se jemi në përfundim të projektit detal për Sallën Koncertale dhe Muzeut të Artit. Për fat të keq Kosova është nën masa dhe lutemi që sa më parë që të kem mundësin që Kosova të mos jetë nënë masa sepse kjo është e ndërlidhur edhe me një fond prej 15 deri në 20 milionë euro, që është i premtuar nga BE-ja që të na ndihmoj në ndërtimin e kësaj ndërtese monumentale me rëndësi shumë të madhe për artin edhe kulturën në kryeqytet”, ka shtuar Rama.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos e bllokojë punën dhe projektet e kryeqytetit, duke bërë thirrje për bashkëpunim ku ekzekutivi mund të ndihmojë. Rama ka thënë se Qeveria nuk e ka prioritet që ta ndihmojë komunën e Prishtinës, pasi sipas tij, ka ndarë më shumë fonde për komunën e Shtimes se sa për kryeqytetin.
Kryetari Rama ka thënë se në vitin 2023 është bërë shumë më shumë se vitin e kaluar, duke shtuar se tij, ka edhe shumë punë për të bërë.
“Është detyrë e opozitës të kenë kritika edhe faktikisht gjithmonë janë të mirëseardhura kritikat konstruktive. Sa kemi arritur, e keni parë edhe vetë qe kemi bërë punë të madhe në kryeqytet dhe jemi duke vazhduar të bëjmë punë të mëdha në kryeqytet. Krejt çka kërkojmë është që mos të na bllokojnë me bllokadat që janë puro partiake dhe të pa nevojshme, si për shembull aspekti i rrugës ‘A’ apo ‘Xhim Xhema’, ku edhe ne kishim pasur mundësi të vazhdojmë po ashtu mos me na blloku duke bërë bartjen shumë vonë në fund të viti, sepse kjo na lenë një dritare shumë të vogël ku mundemi t’i shfrytëzojmë fondet të cilat janë tonat, janë të kryeqytetit”.
“Kemi shpenzuar dhe kemi krijuar shumë më shumë se vitin e kaluar, pra kemi përmirësime të dukshme nga viti i kaluar, por a kemi mbërri atë çka duam, absolutisht jo. Kemi shumë punë për me bërë, për këtë arsye edhe kërkoj nga niveli qendror që të jenë më bashkëpunues pra në këto pikat ku edhe munden me ndihmuar dhe jo me blloku, pra siç janë bartja, mos më bërë ndalje të pa nevojshme të projekteve të cilat janë madhore që janë për të mirën e kryeqytetit, për të mirën e çlirimit të trafikut, pra nga kaosi që e kemi sot e që e kemi pasur me vitet të tëra me dekada e që ne jemi duke u mundur që në bazë të projekteve të shumta ta përmirësojmë gjendjen e kryeqytetit”, tha ai. (Koha.net)