Një gjest për t’u duartrokitur, që rrallëherë shihet të ndodhë në ditët e sotme. Një qytetar në Prishtinë raportohet të ketë gjetur një portofol ku ndodheshin mbi 1000 euro dhe disa dokumente personale të personit që i kishte humbur dhe nuk ka ngurruar ta dorëzojë në polici.
Sipas policisë lokale, qytetari, i identifikuar nga Policia e Prishtinës me inicialet A.B., ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, tha policia.
/a.r