• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prishtina turpërohet, publiku ankohet me futbollistët e saj

by Java News
03/10/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klubi i Prishtinës është ankuar në futbollistët e saj pas humbjes turpëruese 3 me 0 në xhiron e tetë të Superligës nga Llapi.Edhe pse thotë se lojtarët e Prishtinës kanë pagën më të lartë në vend, në një postim të klubit në Facebook theksohet se futbollistët po tregojnë mungesë totale të luftës sportive.

Ky është postimi i plotë i klubit në Facebook:
Ky ekip po i Prishtinës thyen disa rekorde negative

Ndërsa është më e paguara pas luftës, krahasohet me skuadrën e viteve 80-ta
Prishtina dje është turpëruar në humbjen me Llapin – 3:0. Është kjo humbja më e thellë nga vjeshta e vitit 2015 me Besën në Pejë (3:0, me trajner Ramiz Krasniqin).

Por, të mos shënosh gol në tre ndeshje rresht ndodh për herë të katërt në tre vitet e fundit. Kishte nisur me Bylbyl Sokolin në vjeshtë të 2014 (dy humbje e një barazim), duke vazhduar me Fadil Berishën në pranverë të vitit 2016 (dy humbje e një barazim) si dhe me Lutz Lindemann me shumicën e kësaj përbërje që është tani, në vjeshtë të vitit 2016 (dy barazime e një humbje). Atëherë edhe mund të justifikoheshin këto rezultate, ishte lufta e brendshme e ndihmuar “nga jashtë” për “rehatimin” e fëmijëve e shokëve të tyre në skuadër.

Por, tani gjithçka ndryshon, sepse FC Prishtina sivjet pritet të harxhoj afër 900.000 mijë euro buxhet. Është kjo shifër e jashtëzakonshme pas luftës për vetë klubin, dhe për futbollin kosovar duke u krahasuar edhe me edicionin 1987/88 kur Prishtina për herë të fundit garonte në ish-Ligën e parë federative e kur për dallim nga atëherë të hollat ishin të kontributit shoqëror, ndërsa tani të gjitha janë nga xhepat privatë.

Dhe, Prishtina ka në përbërje ish-futbollistë të Kombëtares, portier të Përfaqësues “A” të Kosovës si dhe njërin prej futbollistëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Futbollistët e Prishtinës jo që janë më të paguarit në Kosovë, por krahasohen edhe me ato të kampionatit shqiptar i cili është shumë larg rajonit pë pagesa.

Dhe, kryetari Ejupi para ndeshjes u kishte kërkuar falje futbollistëve që dita e parë e muajit kishte qëlluar e diel dhe pagat u paguan vetëm një ditë më vonë!!!!Dhe, çka na dhuruan futbollistët tanë në ndeshjen që thelloi hendekun nga vendi i parë në pesë pikë?

Na dhuruan turpërim në shfaqjen e tyre, na dhuruan humbje turpëruese!!! As edhe një karton i verdhë për ndërhyrje të palejueshme e që tregon mungesë totale të luftës sportive!?
FC Prishtina do të dalë nesër me të gjitha shpenzimet e saj për këtë edicion, e ato janë edhe publike e të verifikuar nga vetë ATK-ja, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
PD e pakënaqur në Kuvend me Ruçin, i rikthehet kërcënimeve me bojkot

PD e pakënaqur në Kuvend me Ruçin, i rikthehet kërcënimeve me bojkot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In