• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prishtina mbledh të hënën mbi 120 studiues të albanologjisë nga mbarë bota

by
17/08/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishtina mbledh të hënën mbi 120 studiues të albanologjisë nga mbarë bota

Në fillimjavë në Prishtinë nis Seminari tradicional i Albanologjisë, i cili do të zgjasë deri më 28 gusht. Mbi 120 studiues do të shpalosin kumtesat e tyre në edicionin e 34-t të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Pjesëmarrjen në këtë edicion e kanë konfirmuar edhe 130 studentë, të cilët do t’i ndjekin kurset e gjuhës shqipe në tri nivele. Duke nisur nga sot (e hënë) për dy javë rresht, studiues nga vende të ndryshme të botës do të paraqesin hulumtimet e tyre në fushën e gjuhësisë, letërsisë e kulturologjisë.

Drejtori i Seminarit, Rrahman Paçarizi, ka thënë se sa u përket sesioneve shkencore sivjet ka një risi në krahasim me vitet e kaluara. Sipas tij, përveç sesionit të gjuhësisë dhe letërsisë, sivjet do të ketë edhe sesion të punës në fushën e kulturologjisë. “Temë bosht nga gjuhësia është ‘Shqipja në domenin publik’, nga letërsia ‘Letërsia dhe religjioni’, ndërkaq në fushën e kulturologjisë tema bosht është ‘Kultura shqiptare në transicion’”, ka thënë Paçarizi, cituar nga Koha Ditore. Sipas tij, gjatë dy javëve të Seminarit do të ketë çdo ditë nga dy ligjërata të autorëve eminentë. Mes tyre, ka përmendur studiuesin nga Kanadaja, Robert Austin, i cili do të paraqitet me një ligjëratë për Fan Stilian Nolin. Në vitin 2011, Robert Austin kishte promovuar librin “Fan Noli dhe revolucioni i humbur”, botuar nga Botimet KOHA. Paçarizi ka përmendur në mesin e ligjëruesve edhe ministrin e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundit do të ligjërojë për diskursin e Kosovës në diplomaci.

“Do të ketë një ligjëratë nga Bardhyl Demiraj për rolin e shqiptarëve në oborrin e mbretërisë austro-hungareze”, ka thënë Paçarizi, tek ka shtuar se pret që ky edicion i Seminarit të jetë i suksesshëm, sepse organizimi është bërë me kohë dhe mbështetja ka qenë mbi nivelin që e kanë pritur organizatorët.

“Në fushën e gjuhësisë ne presim që të sigurojmë të dhëna dhe të ndërtojmë një lloj databaze lidhur me gjendjen e shqipes së sotme. Ne do t’i kemi të dhënat për përdorimin e shqipes standarde në domenin publik, administratë dhe arsim”, ka thënë Paçarizi, sipas të cilit po ashtu pritet të shihet se cilat janë hulumtimet e studiuesve sa i përket pranisë së elementeve religjioze në letërsinë shqipe.

Next Post

I vizitoni këto 10 vende të bukura se do zhduken

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In