• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prishtina i jep ndihmë Beogradit… për t’u zbardhur krimet e Serbisë në Kosovë

by Java News
19/01/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë i Kosovës Abelard Tahiri ka deklaruar se organet e Kosovës kanë filluar me procedurë të shpejtë të merren me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, se është i hapur për bashkëpunim me Serbinë edhe me rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi e të vrasjeve masive të civilëve shqiptarë ndërsa e ka ftuar Beogradin që të përgjigjet se kush i ka vrarë fëmijët në kafenenë “Panda” në Pejë në vitin 1998, transmeton Koha.net.

Unë jam i hapur dhe përpiqem për bashkëpunim me të gjitha shtetet, përfshirë edhe Serbinë, ka thënë Tahiri për gazetën danas, duke theksuar se në fuqi është protokolli për ndihmë të ndërsjellë juridike që del nga dialogu me Serbinë e të cilin ne e zbatojmë.

Tahiri ka thënë se Kosova shumë shpejt do të japë përgjigje të koordinuar, në veçanti kur bëhet fjalë për dhënien e informatave që kanë të bëjnë me hetimet e autoriteteve kosovare.

“Veç bashkëpunimit që del nga Marrëveshja e Brukselit për dhënie informatash, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Serbinë edhe në gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyçi dhe zbardhjen e vrasjeve masive të qytetarëve shqiptarë të cilat gjykata serbe nuk i kanë zgjidhur përfshirë edhe akuzat e rënda për djegien e trupave të civilëve shqiptarë në Serbi”, ka thënë për këtë gazetë Tahiri.. Ai e ka ftuar shtetin serb të përgjigjet kush i ka vrarë fëmijët serbë në kafenenë “Panda” në Pejë në vitin 1998.

“Kryetari Vuçiq ka paralajmëruar se këta të rinj serbë i ka vrarë policia sekrete serbe. Na nevojitet bashkëpunimi ndërkufitar që të identifikohen vrasjet nga vet e 90-ta të cilat kanë shkaktuar aq shumë dhembje në gjithë ish – Jugosllavinë e që kanë ardhur nga Beogradi”, ka thënë Tahiri, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse është i mundur çfarëdo bashkëpunimi i autoriteteve kosovare me ato serbe për t’u gjetur përgjegjësit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e hapur për bashkëpunimin bilateral dhe multilateral dhe për këtë arsye edhe e synon anëtarësimin në Interpol – që të sigurojmë bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, ekstremizmit dhe terrorizmit.

 

Ai ka thënë se vrasja e Ivanoviqit për shfrytëzohet për të nxitur pasione nacionaliste në Beograd kundër shqiptarëve, ndërsa ka shtuar se serbët në Kosovë janë shumë më të sigurt se disa vite më parë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
“Penalizime dhe subvencionime”, Rama nga Lezha për aksionin e ujit

Rezultatet e qeverisjes, Rama mbledh ministrat dhe drejtorët e përgjithshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com