• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prishtina 2022”/ Ambasadori Minxhozi: Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë arrijnë në 420 milionë euro

by Java News
05/05/2022 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 100 biznese po marrin pjesë në Panairin e Përgjithshëm “Prishtina 2022”, i cili u hap të enjten në Prishtinë. Organizatori, Oda Ekonomike e Kosovës, tha se synon që përmes tij të kontribuojë në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari theksoi se si qeveri janë duke bërë reforma në ndryshme për të krijuar më shumë siguri për investime në Kosovë.

Ministrja Hajdari theksoi po ashtu se Kosova është vend i pasur me potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik.

“E di që nevojat e sektorit privat janë të mëdha, duke filluar nga shumë barriera që kanë me burokracinë, që ndërmarrësit sfidohen. Bizneset kanë shumë nevojë për një fuqi puëntore të kualifikuar, për stabilitet dhe për të marrë frymë lirë. Dhe në këtë drejtim, ne po punojmë si qeveri e re me politika të qarta industriale, në reformat strukturore për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë. Po ashtu në reformat juridike për të sjellë më shumë siguri për investime në Kosovë. Po ashtu edhe në reformat e shumë ligjeve që sjellin një konkurrencë të shëndoshë, dhe ulin një burokraci. Kosova është shumë e pasur në aspektin e mineraleve, dhe resurse njerëzore që është faktori kryesor për zhvillim ekonomik. Ne duhet t’i qesim në pah këto potenciale për zhvillimin e vendit tonë, për krijimin e më shume vendeve të punës e më shumë eksporte”, theksoi ajo.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi e quajti këtë një panair të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë duke thënë se Oda ka për synim që vitin e ardhshëm të dyfishojë ky numër.

“Për neve këtë vit panairi ka qenë një fillim nga zeroja. Fjala që më së shumti e ka karakterizuar ekonominë e vendit në periudhën e pandemisë ka qenë rimëkëmbja, pra si të rimëkëmbemi nga pasojat jo të lehta të pandemisë, e sidomos si të rimëkëmbemi tani kur e kemi një situatë të re, me krizë të çmimeve, e cila ka karakter global dhe që po ndikon negativisht edhe në ekonominë tonë. Kjo rimëkëmbje vlen edhe për këtë panair, kështu që ky është panairi i rimëkëmbjes dhe si i tillë meriton të vlerësohet shumë më shumë se çdo panair tjetër që kanë qenë në rrethana normale para pandemisë. Tani në këtë panair është një normalitet i ri, është një proces i rimëkëmbjes dhe i rikthimit”, theksoi ai.

Në hapje të panairit i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i cili theksoi se marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë arritur vlerën rreth 420 milionë euro.

“Të gjitha marrëveshjet që janë bërë midis dy qeverive gjatë këtij 6-7 vjeçari po japin efektet e tyre. Sot Shqipëria dhe Kosova eksportojnë dhe importojnë midis tyre rreth 420 milionë euro mallra. Kjo është një lajm i mirë krahasuar me vitin 2016 kur kishim vetëm 160 milionë euro. Por, mundësitë janë shumë më tepër që ky bashkëpunim të rritet”, theksoi Minxhozi.

Pjesëmarrësit e vlerësuan si të rëndësishme pjesëmarrjen në Panair. Jon Prelvukaj nga kompania “Ejona” në këtë panair ka prezantuar produktet që ofron kjo kompani prej ashensorëve, aklimatizimit, për ngrohje qendrore, ventilim dhe ujësjellës.

Ai tha se ka interesim nga qytetarët për produktet e tyre në panair.

“Interesimi është i madh nga qytetarët, këto produktet kanë të bëjnë për ndërtimin e të gjitha objekteve”, tha ai.

Panairi i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës mbetet i hapur deri më 8 maj në Qendrën e Panaireve në Shkabaj. /KosovaPress/

g.kosovari

Next Post
I riu shqiptar akuzohet se mashtroi, prostituoi dhe rrahu me zinxhirë një vajzë greke

"Më kërcënoi se do më vriste"/ Flet gruaja që u përdhunua nga i riu në Durrës: Ishte shok me komshiun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e tre kapitujve në negociata, Antonio Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së

Antonio Costa tur në kryeqytetet e BE-së, premton përshpejtimin e zgjerimit të Unionit!

August 27, 2026
U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

August 27, 2026
Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

August 27, 2026
Vrau 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Bosnje/ Mlladiç: Kam punuar me ndershmëri

Ndërron jetë “kasapi i Bonsnjës” Ratko Mlladiç, i dënuar për masakrën e Srebrenicës me mbi 8 mijë të vrarë!

August 27, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!

August 27, 2026
VIDEO/ Kujt po ia shkel syrin Grida Duma në Kuvend?!

Përflitet si Zv/kryeministre në shtator, reagon Grida Duma: Flini të qetë, vera mbaroi bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve!

August 27, 2026
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua

August 27, 2026
Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

August 27, 2026
Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

August 27, 2026
Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com