• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prishja e godinave në Dhërmi, Ministria e Kulturës reagon ndaj MPJ greke

by A R
27/07/2017 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Kulturës ka raguar  lidhur me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për prishjen e objektit në fshatin Dhërmi.

Ministria sqaron se prishja e dy shtëpive është pjesë e një procesi të nisur që në prill të vitit 2016 nga Ministria e Kulturës për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë zonë.

“Plani përkatës, pjesë e një strategjie në nivel kombëtar, është konsultuar gjerësisht dhe është miratuar bashkë me komunitetin dhe organet e pushtetit vendor të Bashkisë Himarë. Kësisoj, janë identifikuar edhe ndërtimet që cënojnë trashëgiminë, janë bërë të gjitha njoftimet përkatëse në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësimin, si dhe janë kompensuar pronarët në bazë të ligjit në fuqi”– thuhet në sqarim.

Më tëj Ministria e Kulturës bën me dije se në rastin konkret, bëhet fjalë për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore.

Sqarimi i plotë nga MInistria e Kulturës

Në vijim të Deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, më datë 26 korrik 2017, dëshirojmë të sqarojmë se veprimet e ndërmarra nga organet ligjzbatuese për prishjen e dy ndërtimeve në fshatin Dhërmi, janë pjesë e një procesi të nisur që në prill të vitit 2016 nga Ministria e Kulturës për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë zonë.

Plani përkatës, pjesë e një strategjie në nivel kombëtar, është konsultuar gjerësisht dhe është miratuar bashkë me komunitetin dhe organet e pushtetit vendor të Bashkisë Himarë. Kësisoj, janë identifikuar edhe ndërtimet që cënojnë trashëgiminë, janë bërë të gjitha njoftimet përkatëse në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësimin, si dhe janë kompensuar pronarët në bazë të ligjit në fuqi. Në rastin konkret, bëhet fjalë për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore. Për pronarët e prekur janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, si për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe në përputhje me të gjitha normat e konventat ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, si për Himarën ashtu edhe për të gjitha qendrat e tjera në vend, janë ndërmarrë të gjitha hapat që parashikon ligji në fuqi. Në asnjë rast dhe në asnjë hallkë të procesit, nuk ka pasur anashkalim, shkelje të dispozitave ligjore apo qasje selektive nga organet kompetente ligjzbatuese. Edhe në rastin konkret, janë shteruar të gjitha etapat, afatet ligjore, përfshirë konsultimin publik me pronarët, njoftimin, shpronësimin dhe prishjen e objekteve, që tashmë janë të klasifikuara si pronë publike.

Siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe respektimin e ligjit për të gjithë, garantojnë perspektivën europiane të vendit, ashtu siç theksohet dhe në përfundimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE të dhjetorit 2016. (Outcome of the EU Council Meeting of General Affairs – 13 December 2016).”

Next Post
Gratë e ISIS kërkojnë rehabilitim

Gratë e ISIS kërkojnë rehabilitim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In