• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prishi marrëveshjen në minutat e fundit”/ Ndoka i prerë në “besë” nga Basha: Po ta dija do garoja i vetëm

by Java News
14/04/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I prerë në “besë” nga kreu i PD Lulzim Basha, kreu i PDK Nard Ndoka në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se nëse kryedemokrati do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8-in në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje. Ndoka thotë se Basha e ka prishur marrëveshjen që kishte me PDK në mënyrë të njëanshme në minutat e fundit, por megjithatë shton se është në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike.

“Kjo është evidente skemi pse ta fshehim pakënaqësinë. Kjo është e qartë nuk është hera e parë që PD sillet ndryshe me Partinë Demokristiane, por kjo është e tejakaluar. S’kam arritur ti jap një shpjegim logjik dhe psikologjik. PD e prishi marrëveshjen mes nesh në mënyrë të njëanshme, por gjithsesi jemi në garë me një mision më të rëndësishëm sesa hatërmbetjet politike.

Është një sfidë e vështirë sepse kemi kod problematik… kemi dhe një vendimmarrje në sekondat e fundit të Bashës. U ndodhëm të papërgatitur në këtë përballje sepse PDK edhe e vetme mund të siguronte përfaqësimin parlamentar. Padiskutim që po kjo është e padiskutueshme. Ne u gjendëm përballë një fakti që se mendonim asnjëherë sepse kemi pasur një marrëveshje, parime të tjerë përpara se të realizonim marrëveshjen përfundimtare. Mund të mbesi si njollë e bvashkëpunimit tonë me PD”, tha Basha.

Kjo problematikë dhe hatërmbetje me PD, Ndoka thotë se ia ka bërë më të vështirë garën, por thotë se do të përpiqet maksimalisht që ti tregojë Bashës se ka gabuar me PDK.

“Padyshim që ndikoi hatërmbetja, por eksperienca ime politike lidhjet që kam sakrificat që kam bërë sepse kam dorëzuar një mandat. Unë jam një politikan që më pëlqejnë dhe garat dhe konkurrenca dhe do të përpiqem të jap maksimalen time që të jemi një vlerë e shtuar për opozitën për ti treguar Bashës që ka gabuar me partinë demokristiane”, tha ai.

Në momentin që Basha ia ka bërë të ditur pozicionin në listë Ndoka thotë se ka pasur një debat të gjatë me të.

“Ka njëlloj llogjike dhe këtë e mirëkuptova për faktin se i kemi dhënë mandatin e përfaqësimit tonë zotit Basha që ti vendosë rregullat e lojës. Duke e parë në këtë sens e mirëkuptoj. Por kemi pasur një debat të gjatë me zotin Basha dhe në momentin që ai ma bëri të ditur”, shtoi ai.

Pas zgjedhjeve Ndoka thotë se do të ketë reflektime dhe nuk do të shkrihet me PD.

“Do ketë reflektim pas zgjedhjeve ne do të shikojmë produktin, situatën lëvizjet sipërfaqësore të nëndheshme dhe do të orientohemi te organizmi të disa partive të tjera së bashku. PDK sdo shkrihet do mbijetojë, sdo ketë shkrirje me PD, apsolutisht jo”, theksoi Ndoka.

g.kosovari

Next Post
Kosova në karantinë/ Qytetarët dynden drejt Shqipërisë për t’i ‘shpëtuar’ masave të Qeverisë ‘Kurti’

‘100 euro në ditë!’/ Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In