Një 21-vjeçar është arrestuar teksa dyshohet për vjedhjet teksa figuronte i dënuar më parë për këtë vepër penale.
Sipas njoftimit të bluve të Elbasanit, operacioni i koduar “Kontakti” dërgoj në pranga 21-vjeçarit i cili akuzohet se vodhi 300 000 lekë në banesën e një shtetaseje si dhe rezultoi autor dhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.
Arrestimi i të riut me iniciale M.K., 21-vjeç u bë në banesën në fshatin Shirgjan.
“Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”, njoftoi policia.
/a.r