Një shpërthim eksplozivi raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vorë.
Burime për mediat bëjnë të ditur se ngjarja ndodhur në shtëpinë e Ervin Kajës. Paraprakisht raportohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e banesës. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Momentalisht si shkaqet ashtu sikurse autorët e ngjarjes nuk dihen.
“Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.
/a.r











