Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër.
Raportohet se një person, i cili dyshohet të ketë probleme mendore, është konfliktuar me familjarët e tij, duke i kërcënuar me thikë.
Familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin, por ky i fundit ka plagosur një polic me thikë në gjoks.
Mësohet se polici ndodhet në spital, në reanimacion.
/a.r











