Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Bulqizë.
Informacionet e para flasin për një plagosje me armë zjarri në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”.
Policia thotë se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta pas një konflikti verbal.
Mësohet se Bledar Skara është shpallur në kërkim për plagosjen e shtetasit Mirdash Osmani.
Ndërkohë që i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Peshkopisë.
/javanews/a.rada