IKMT ka vijuar sot aksionin për shembjen e 60 objekteve në Radhimë. Aksioni është kundërshtuar nga pronarët e bizneseve.
Forca të shumta policie dhe FNSH ka mbërritur në vendin ku po po bëhen shembjet për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përplasjet mes punonjësve të IKMT dhe pronarëve të bizneseve.
Raportohet se situata paraqitet e qetë.