• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prioritetet e 4 viteve të ardhshme, “Edukimi përmes kulturës” program kombëtar!

by Java News
13/09/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Edukimi përmes kulturës” do të kthehet në një program kombëtar në vend, theksoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit në Kuvend të programit të kulturës 2017-2021 duke shpallur kështu një nga prioritetet kyçe të ministrisë që ajo drejton.

“Edukimi gjithëpërfshirës me art e kulturë përmes kurrikulave të shkollës nga njëra anë dhe futja e linjës pedagogjike dhe edukative në çdo institucion arti dhe kulture nga ana tjetër, do të jetë prioritet në mandatin e dytë dhe do të kthehet në program kombëtar në Shqipëri. Në vizionin e kësaj Qeverie, kultura nuk është vetëm një plotësim shpirtëror, por një domosdoshmëri në përditshmërinë e të rinjve. Për këtë arsye, thellimi i reformës në institucionet e artit dhe në politikat kulturore do të theksojë “edukimin përmes kulturës”. Ky program nisi të formësohet në 4 vitet e para dhe tregoi se sa nevojë e interes ka, dhe se sa i etur është publiku për të”, tha Kumbaro.

Më tej ministrja e Kulturës  tha se brenda mandatit 2017-2021 do të përfundojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operas dhe Baletit, përfundimi i teatrit të ri Turbina me dy skena,  ndërsa do vijojnë investimet në projekte kulturore multifunksionale në qytete ku Rilindja urbane ka rritur ndjeshëm interesin për kulturën siç është Fieri, Vlora, Shkodra,  etj.

Në këtë mandat  të ri sipas Kumbaros, prioritet do të jenë edhe investimet në tre kantiere të mëdha rikualifikimi dhe rikonceptimi, ai për Muzeun Historik Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare dhe Galerinë Kombëtare të Arteve.

“Në Tiranë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, investimet kulturore do të kenë tri prioritete të mëdha në këtë mandat të dytë: rikualifikim dhe rikonceptim të funksionit të Muzeut Historik Kombëtar, rikonstruksion dhe rikonceptim të funksionit të Bibliotekës Kombëtare, rehabilitim dhe rifunksionalizim të Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo tipologji investimesh do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së ofertës kulturore dhe në edukimin e publikut të gjerë”, theksoi ministrja e Kulturës gjatë prezantimit të programit të kulturës në Kuvend.

ma.me

Next Post
Aksident në hyrje të Durrësit, treni shtyp kalimtarin

Durrës/ Aksident tragjik, treni shtyp një 52-vjeçar, tentoi të kalojë mbi shina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com