• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prioritetet ditore të Lulzim Bashës

by Mero Baze
18/09/2018 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse dikush do të vendoste sot në mëngjes të përpiqej të kuptonte çfarë ka prioritet opozita, natyrisht në mbrëmje do të ishte konfuz.

Në mëngjes prioritet ishte ligji i vetingut të politikanëve, por Basha ishte i shqetësuar se mos shumica e çon për interpretim në Komisionin e Venecias, dhe ata natyrisht do ta kthejnë mbrapsht.

Për këtë vendosi t’i kërcënojë se nëse ata e çojnë ligjin në Komisionin e Venecias, do kenë punë me opozitën dhe vendi do marrë flakë (nuk e  tha atë që ligji për në Venecia do kalojë mbi trupat tanë).

Pastaj doli prioriteti i dytë, që kishte të bënte me ligjin e Teatrit. Këtu pretendimi ishte i kundërt. Nëse Edi Rama nuk e çon në Venecia, atëhere ai ka punë me opozitën. Në fakt, ligji i Teatrit është ligj i zakonshëm dhe jo kushtetutes, dhe shumica ka pranuar dekretin e presidentit dhe rekomandimet e BE për ta ndryshuar, dhe nuk kuptohet përse Basha mendon që duhet çuar në Komisionin e Venecias, ku interpretohen vetëm ndryshimet e Kushtetutës dhe jo ndryshimet e ligjeve të zakonshme. Por me sa duket frika se kjo çështja po zgjidhet dhe ngelet pa kauzë, e detyroi ta shpallte prioritet të mesditës (edhe në këtë rast nuk tha që ligji do kalojë mbi trupat tanë).

Në mbasdite doli prioriteti i tretë, që i varrosi dy të parët. Ishte fjala për debatin mes deputetit Agron Shehu dhe një inspektori të IKMT në Jalë, gjatë prishjes së disa ndërtimeve pa leje. Siç shikohet nga kamera, biseda mes tyre ka qenë normale deri nga fundi, ku pastaj pas provokimeve të deputetit, janë nxehur gjakrat dhe janë ngritur tonet pa etikë nga të dy palët.

Alarmi i Lulzim Bashës ishte i skajshëm. Fatmir Metaj u shpall vrasës i Azem Hajdarit. Tani e vërteta është se Fatmir Metaj është i vetmi i shpallur i pafajshëm nga gjyqi i Azem Hajdarit, të cilin PD nuk do që të rihapet si gjyq, dhe i vetmi që më 13 shtator 1998, ka qenë në zyrën e Sali Berishës dhe ky i fundit e ka falenderuar që ka denoncuar vrasësit dhe ka thënë të vërtetën për makinën në vendngjarje.

Tani po qe se PD do ta quajë të rrezikshëm si vrasës të Azem Hadarit, është mire të rihapë çështjen “Hajdari” që ta bëj vrasës, se deri tani është i vetmi i pafajshëm. As Berishës nuk i është provuar pafajësia në vrasjen e Azemit, se ka refuzuar procesin. Fatmir Metaj është i vetmi që e ka me letra. Për më tepër, më tej është një inspektor që ka hyrë aty në punë nga pushteti i PD në kohën që ka qenë në aleancë me Idrizin më 2012.

Tani nëse Basha ka prioritet vrasjen e Azemit, ja vlen të përflitet dhe Fatmir Metaj, por me kusht që të rihapet gjyqi. Nëse ka prioritet prishjet në Jalë dhe mbrojtjen e tyre, duhet të bëjë kujdes, se prishjet do vazhdojnë dhe do t’u mbetet qejfi të tjerëve që nuk do t’i mbrojë dot.

Por problemi i tij më i madh është që nga mëngjesi në mbrëmje, i ndryshon prioritetet e opozitës me lehtësi dhe në mbrëmje, askush nuk e di çfarë ka më rëndësi për opozitën, Vetingu që nuk duhet çuar në Venecia, Teatri që duhet çuar në Venecia, Fatmir Metaj që ka dalë i pafajshëm nga gjyqi i Hajdarit apo Agron Shehu që është fyer se e kanë akuzuar si fis hajdutësh në Vlorë.

Vetëm një lider si Lulzim Basha di ta bëjë këtë gjë. Njësoj si dikur që shpalli prioritet Komisionin “Tahiri” dhe pastaj shpiku nja shtatë gjëra të tjera, dhe nuk u muarr kurrë me të, dhe sot brenda një dite shpalli prioritet vetingun dhe pastaj deri në mbrëmje shpiku dhe tre gjëra të tjera.

Të presim deri më 12 të natës mos ka ndonjë prioritet tjetër. Nesër, ditë e re, kismet i ri.

a.ç

Next Post
‘Luftë’ në Babrru, 3 në spital dhe 3 në pranga pas një sherri masiv

'Luftë' në Babrru, 3 në spital dhe 3 në pranga pas një sherri masiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com