• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prindërit nuk ndodheshin në shtëpi, vëllai më përdhunoi”, e reja tregon tmerrin që zgjati 6 vite

by A R
20/12/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e përdhunimit në familje janë shtuar gjatë kohëve të fundit në vendin e tonë dhe traumat nuk janë aspak të vogla tek personat që i përjetojnë këto abuzime. I tillë është edhe rasti i një vajze nga Tirana, e cila ka vendosur të shprehet dhe të tregojë dramën e jetës së saj. Ajo shkruan në profilin e saj në Facebook se është përdhunuar nga vëllai në moshën 14-vjeçare, ndërsa prindërit e lanë vetëm me të dhe ikën në një dasmë.

Sipas vajzës, vëllai abuzoi me të për gjashtë vite rresht dhe ka qenë frika ajo që e ka ndaluar të renë të shprehet për këtë hall të madh të sajin. Vajza, emrin e së cilës nuk po e bëjmë publik për arsye etike, thotë se ka ardhur momenti që ky fenomen të pushojë së ekzistuari dhe se ka vendosur të flasë në mënyrë që vajza të tjera të mos e pësojnë si ajo.fb2

“Dua të rrëfej një histori që nuk po mund ta mbaj më në shpirt se po ma shkatërron zemrën, shpirtin, jetën dhe dua të zbrazem se kështu mund ta liroj shpirtin. Se kështu mund të jenë shumë vajza si unë dhe nuk mund të flasin për shumë e shumë arsye. Por unë u them që duhet të flasim se pse duhet të ndalojmë shumë e shumë vuajtje të tjera si unë. Isha vetëm 14 vjeçe. Një natë njerëzit e shtëpisë ikën në një sebep, në një dasmë dhe më lanë vetëm me vëllain tim. Ai ishte 22 vjeç dhe atë natë ai më erdhi në dhomë dhe më përdhunoi. Vazhdoi prej 6 vjetësh të më përdhunonte vazhdimisht dhe unë nuk flisja dot se kisha frikë se më kërcënonte dhe kisha frikë se mos nuk më besonin. Nuk dija se kujt t’ia shprehja se e dija që nuk do më besonte askush. Por vendosa të shprehem në këtë mënyrë që të nxjerr helmin nga barku”, – tregon vajza historinë e saj.vajza3423

Ajo shprehet se vëllai i ka shkatërruar jetën dhe se tani asnjë gjë nuk ka më vlerë për të. Marsida ka sjellë në jetë një vajzë, e cila është shndërruar në arsyen e jetës së saj, pasi siç shkruan, nëse nuk do ta kishte këtë vogëlushe, do t’i kishte dhënë fund jetës së saj me kohë.

“Më ka shkatërruar jetën. Nuk jam më njeri. Nuk di si ta konsideroj veten. Jeta ime nuk ka më vlerë. S’e di çfarë do të bëj. Të vdes, nuk di ku të lë gocën. Po të lë gocën, kështu do përfundojë dhe goca ime. Unë nuk kam më jetë. Jeta ime ka mbaruar. Familja ime nuk më besojnë. Motra ime më qorton. Do vdes, po ç’faj ka fëmija? O zooot ç’a të bëj”/ JOQ/a.k.

Next Post
Frika nga perëndimi dhe opozita e sotme e Shqipërisë

Prishtina kujdes që t'mos bëhet pjesë e krizave që Brukseli ka me Stambollin, shqiptarët nuk janë tregtarë miqësish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In