Ditët e fundit kanë qarkulluar disa informacione në lidhje me shpërthimin e fruthit në institucionet parashkollore në Shqipëri.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe epidemiologu Artan Simaku, i cili, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën thirrje prindërve që të mos shqetësohen, pasi sipas tij, nuk ka shpërthim aktiv të fruthit në institucionet parashkollore.
Në vitin 2024, Shqipëria është certifikuar nga OBSH si një vend që e ka eliminuar fruthin. Rastet sporadike që mund të evidentohen menaxhohen sipas protokolleve të përcaktuara, me gjurmim të shpejtë të kontakteve, izolim dhe vaksinim.
Apel për prindërit: Nuk ka vend për panik. Në çdo rast, mbrojtja më e mirë për fëmijët është vaksinimi”, thuhet në reagim.
Epidemiologu u bën thirrje prindërve që t’i vaksinojnë në kohë fëmijët sipas kalendarit të vaksinimit, në mënyrë që të gjithë të jenë të mbrojtur.











