• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prindërit më përbuznin”, rrëfimi i 25-vjeçarit që masakroi me thikë babain dhe nënën

by A R
23/06/2018 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hajri Neziri, 28- vjeçari që plagosi me thikë dy prindërit e tij këtë të mërkurë, pavarësisht se ka shprehur pendesë para Gjykatës së Durrësit, do të qëndrojë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.
Ndryshe nga çka deklaruar babai dhe vëllai i tij se gjithçka ka qenë momentale, Hajriu ka pohuar se ka pasur mosmarrëveshje gjatë muajve të fundit me prindërit për shkak të papunësisë dhe faktit që kishte zgjedhur për nuse një vajzë që prindërit e tij nuk e pëlqenin

“Jam penduar për atë çfarë bëra. Prindërit e mi më përbuznin se kisha zgjedhur për nuse një person që nuk e donin dhe se nuk kontribuoja në familje. Durimi im arriti fundin, pasi më dukej vetja i pavlerë, ndaj reagova me sulm ndaj prindërve të mi”. Kështu është shprehur para trupit gjykues për plagosjen e dy prindërve të tij, Destan dhe Asije Nerizi me thikën e bukës. Ndërkohë që ka vendosur si masë sigurie atë të arrestit në burg për 28- vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka shpallur mos ompetencë për gjykimin e çështjes së Hajri Nezirit. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që tashmë ajo do t’i kalojë për gjykim të mëtejshëm Gjykatës së Krimeve të Rëndë në Tiranë.

Për këtë arsye, masa “arrest me burg” është dhënë si masë paraprake, pasi, sipas Gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Rënda. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:45 të datës 20 qershor 2018, në banesën e familjes Neziri, në lagjen 17 të qytetit bregdetar, ndërsa po ndiqnin ndeshjen e Kampionatit Botëror të Futbollit mes Portugalisë dhe Markokut. Nga sulmi me thikë, Destan dhe Hasie Neziri, 75 dhe 64 vjeç, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Burrë e grua u dërguan nga fqinjët në spital në gjendje kritike për jetën. 75-vjeçari ka marrë një plagë të rënda në kokë, ndërsa gruaja e tij 6 goditje në disa pjesë të trupit. Ata u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë pas ngjarjes, 75-vjeçari deklaroi se do ta falte të birin për atë që ka bërë. “Unë nuk e hedh poshtë djalin tim se ai bëri një gabim. Unë jam prind e një prind për fëmijën e ka zemrën të madhe. Kur të shërohemi, së bashku me gruan, do e shikojmë djalin”, tha Destan Neziri. Pasi sulmoi prindërit, 28- vjeçari Neziri fillimisht u largua nga banesa, por pas rreth një ore arrati u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës me ndërmjetësimin e vëllait të tij të madh. Sipas burimeve, çifti me origjinë nga Dibra kanë punuar për shumë vite të dy si mësues dhe janë prindër të pesë fëmijëve; katër prej tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa vetëm Hajri Neziri jetonte me ta.

Ndërkohë, mbi të fejuarën e tij nuk rëndon asnjë akuzë, pavarësisht se fillimisht dyshohej se ishte bashkëpunëtore në sulmin që Hajriu bëri ndaj prindërve. Krimi i radhës në familje vjen fill pas një tjetër ngjarjeje shokuese në Durrës, ku bashkëshorti Çlirim Shaholli, 42 vjeç vrau gruan e tij, Adriana Shaholli, 40 vjeçe, nënën e gjashtë fëmijëve. Ndërsa pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Dibër, ku 26-vjeçari Qemal Sela ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij pas një debati që dyshohet për motive pronësie, por dhe gjendjen e rënduar psikologjike të autorit. /Panorama

Next Post
Urrejtja e grekëve për emigrantët shqiptarë dhe mikpritja jonë, disa statistika botërore

"Nëse pranohen emigrantët Shqipëria kapitullon brenda dy javësh"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In