Një familje në jug të Francës së shpejti do të mësojë nëse foshnjës së tij mund t’ia jap emrin Xhihad, pasi që këtë pyetje përgjigje do të japë gjykata.
Këtë e ka bërë të ditur sot agjencia e lajmeve AFP.
Çështja e emrit të një fëmije u bë temë në Toulouse të Francës, pasi në gusht prindërit e kanë lajmëruar lindjen e foshnjës, e më pas iu kanë drejtuar gjykatës.
Ndryshe, çështja e vendosjes së emrave me kuptim fetar po diskutohet në Francë, pasi disa nga emrat, si ky Xhihad, kanë një kuptim që lehtësisht mund të bien në kundërshtim me ligjet e këtij shteti.
a.ç









