• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Princi” i Libofshës: Ja pse u ndava, “ndërpreva çdo marrëdhënie pas shantazheve që më bëri”

by Java News
16/02/2020 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Egla Harxhi i dha fund para disa muajsh marrëdhënies me fotografin e njohur, Aleksander de Basseville, i cili njihet tashmë si “Princi i Libofshës”. Egla ka një djalë me fotografin, i cili quhet Luxifer dhe sapo ka bërë 2 vjeç. Për jetën e saj të re si arkitekte në Tiranë pas kthimit nga Parisi, apo dhe ndarjen nga partneri, Egla foli dy ditë më parë në programin “Rudina”.

Ish Miss Albania në vitin 2007 është komentuar gjatë në media për marrëdhënien e saj të pazakontë. Por në tetor të 2019-ës, Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi, po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë. Në studio ajo rrëfeu se nuk është më me partnerin e saj Alexandre, por ruajnë një respekt reciprok.

Por, se ç’po ndodh me anën tjetër të medaljes, ish-partnerin e saj dhe plani e tij për “Principatën e Libofshës”, Aleksander de Basseville i rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”.

Të kemi parë duke punuar me ekipin tënd nga Singapori në Los Angeles. Vazhdon të jetë ‘Principata e Libofshës’ një prioritet i yti, apo hoqe dorë nga Shqipëria dhe shqiptarët?

Patjetër që plani im në Ballkan për Libofshën duket qartë një prioritet që rrjedh nga gjaku im i Europës së Lindjes, evidentuar shpeshherë në media dhe takimet që kam pasur, duke qenë se mamaja ime ka qenë kontesha e fundit e Zagrebit dhe princesha Eittelsbach. Tani jam përballë një fakti, pasi i propozova qeverisë Rama një sistem financiar bazuar në një “free zone” investimesh, një bankë investimesh dhe deri në krijimin e një principate në emër të Heroit tonë Kombëtar.

U pranua propozimi yt, apo je në pritje?

Në fakt, qeveria jonë është impostuese dhe Rama që unë e kam denoncuar për ndryshim emri në fillimet e viteve 2000, i arrestuar për kontrabandë ikonash në Paris dhe Maltë, e refuzoi planin tim dhe duelin me të në sheshin “Skënderbej”. Dua të them që, këmbëngul në misionin tim jo vetëm se pasardhësit e mi ishin pjesë e luftës në Sarajevë dhe se familja ime ka drejtuar për më shumë se 1000 vite këtë tokë të bekuar, por për një arsye të thjeshtë, që ky është vullneti dhe fati im. I martuar me popullin tim, një shprehje që e përdor shpesh, unë isha prezent në pjesëmarrjen time në protestat e Tiranës. Më bëri përshtypje mënyra sesi njerëzit më takonin dhe deri në përkëdheljen e flokëve nga gjyshet shqiptare. Ishte impresionuese të përjetoja se si njerëzit ishin të ndryshëm përpara meje, me ata që komentojnë në mediat sociale.

Duket sikur ke marrë frenat e opozitarit kundër politikanëve, apo jo?

Në fakt, si ushtarak unë shpreh gatishmërinë time për të luftuar me politikanët “civilë”, që janë mediokër dhe të pazotë për të drejtuar vendet e tyre. Dhe nuk do lejoj më ta bastardojmë në konceptin e një vajze të painformuar, e cila s’ka as idenë më të vogël se çfarë unë jam duke punuar dhe angazhimet e mia deri në menaxhimin e famës sime përpara se të njihja një vajzë, që ta bëja të besonte se ajo është dikushi, si në filmat e “Walt Disney”.

E ke fjalën për ish-partneren tuaj, Egla Harxhin?

Po, dua të theksoj se unë s’kam më punë me të dhe i kam ndërprerë marrëdhëniet pas shantazheve që ajo më bënte. Ajo ka rëmbyer djalin tonë dhe nuk më lë ta takoj. Dua të theksoj që ajo po përdor fëmijën tonë pa asnjë autorizim, për t’u bërë e famshme. Si njerëzit mund ta besojnë këtë familje, të cilët janë nën investigim për falsifikim dokumentesh në Bashkinë e Tiranës?

Gjithmonë jeni komentuar si trashëgimtari i një familjeje mbretërore, ka pasur komente mosbesuese dhe cila është e ardhmja jote dhe djalit tuaj?

Unë dhe djali im jemi trashëgimtarët e fundit të një linje biologjike, të cilën pa mendimin e tyre janë një fakt, që shoqërohet me një peshë të madhe mbi shpatulla. Si autori i disa projekteve të realizuara në jetën time dhe një network global, bazohem në kontratat globale në mënyrën e të menaxhuarit dhe nëse njerëzit nuk janë dakord, është thjesht problemi i tyre se çfarë mendojnë.

Jam këtu për të sjellë harmoninë te njerëzit e mi, që duan të jetojnë në paqe dhe jo me mashtrimet e rrjeteve sociale dhe jetës së tyre. E vërteta ndonjëherë nuk është e bukur, por është mënyra për t’u përballur me realitetin.

Njerëz të rëndësishëm nga Kina më shprehën para disa javësh diçka të rëndësishme që kuptova: “Ne kemi një dinasti royale në Kinë, por asnjë trashëgimtar akoma gjallë, ju në Europë jeni ju edhe pas më shumë se 1500 vitesh, ju jeni trashëgimtari i fundit i linjës se pastër mbretërore mbi tokë. Është e vërtetë, jam këtu siç thotë profecia e Nostradamusit: Një princ nga Veriu do të vijë në Europën Lindore dhe Perëndimore e më tej… Jam me bindjen e plotë se pas gjithë këtyre luftërave dhe problemeve do të vij unë, bashkë me njerëzit që besojnë në traditat, identitetin dhe kulturën e kontinentit më të vjetër në botë, Europës.

Para disa javësh u mësua lajmi se humbët babanë tuaj. Si e përjetuat?

Humbja e babait para disa javësh dhe letra e mamasë sime, që nuk mund ta lexoja. M’u desh kohë deri sa të perceptoja disa vende historike të familjes sime, që u transformuan nga konspiracioni i disa grupeve kundër tij dhe familjes mbretërore për të përfunduar me faktin se ata janë të gjithë midis tradhtarëve, gënjeshtrave, vjelljeve dhe frikës se ai është akoma gjallë.

U drejtohem këtyre njerëzve budallenj, që janë duke gënjyer dhe flasin nëpër studio televizive që janë të famshëm, kur ajo që i rrëfen këto, siç e thashë më sipër, ka rrëmbyer djalin tim dhe nuk më lë ta takoj. E si mundet ajo të flasë në emrin tim dhe çfarë unë jam duke punuar në Ballkan? Kush është ajo? Nuk mund të përdorësh televizionin dhe shtypin për të iluminuar veten tënde, në të kundërt ferri do të vijë dhe më fort se e ke menduar. Ky është kodi i vëllazërisë.

Ndërkaq, jeni duke punuar me një kompani të certifikuar nga shteti francez. Ç’është ky angazhim?

Po. Kompania e quajtur “Tamaris”, mbrojtje dhe siguri (fotot) me të gjitha licencat e furnimit ushtarak, nga pajisjet mjekësore deri tek armët më të mëdha në tokë. Do të thotë zyrtarisht, gjithmonë kam qenë në marrëveshjet e këtij biznesi me administratën amerikane.

Pas investigimit që bënë, përgjigjja është po dhe jo, por gjithmonë ana e errët në angazhimet e mia në New York është sekrete për pjesën më të madhe të aktivitetit tim, sidomos kur njerëzit flasin për background-in tim ushtarak. Me “Tamaris” jam duke vendosur qartë mbi tavolinë faktin e rolit tim në këtë botë dhe vlerën e mundësive të network-ut global.

Në Los Angeles komentohesh si një aktor i vërtetë në këtë botë, pasi njihesh si princ, luftëtar, financier i “Hedge funds”, entertainment e gjithçka tjetër…Si qëndron e vërteta?

Një gazetar amerikan, që ka shumë respekt për mua në të njëjtën kohë, thotë: “Unë nuk jam i frikësuar nga Trump, por nga ju nëse merrni pushtetin. E di që flasin për mua duke më cilësuar luftëtar të rrezikshëm, kalkulues, mendje kompjuterike, mendje luftarake me memorie të jashtëzakonshme, por me pamundësinë për të pasur një jetë normale.

Angazhimi në vëllazëri për mua është një familje, së cilës i kam dhënë gjakun gjatë një ceremonie kur isha shumë, shumë i ri, kur një shkrimtar i madh nuk më ndiqte dot sepse për mua “Omerta” (Ligji që të mos nxjerrësh kurrë sekretet) është motoja ime e vetme. /Panoramaplus.al

Next Post
“The making of Albanians”

Albin Kurti, pse ende nuk është kryeministër de facto!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In