• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Princi Charles: Rrëfimet e kosovarëve ma thyen zemrën

by A R
19/03/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Princi i Uellsit, Charles, i ftuar në një konferencë ndërfetare në Prizren, ka folur lidhur me përvojën e tij gjatë qëndrimit në Kosovë e Ballkan, duke rikujtuar vizitën e tij në Kosovë në vitin 1999, njëkohësisht duke dhënë mesazhe bashkëpunimi përmes faljes e pajtimit si rruga e vetme drejt një të ardhme më të të mirë.

Princi Charles edhe njëherë tha se nuk duhet bërë robër të historisë, por tha se ajo nuk duhet harruar po ashtu. Ai përmendi edhe bashkëbisedimet me familjarët e të pagjeturve në Kosovë. Rrëfimet e tyre, tha Princi Charles, po ia thyejnë zemrën atij.

“Kur erdha për herë të parë në këtë vend në vitin 1999, 17 vite më parë… dhunë, mizori e panevojshme dhe ishte bërë shkatërrim i qëllimshëm i trashëgimisë të secilit komunitet, pasuritë, objektet e trashëgimisë, reliktet më sekrete dhe historike. Gjithçka që do të ndihmonte të definohen komunitetet, për t’ju dhënë atyre atë ndjenjën e përkatësisë, që si qenie njerëzore na duhet ne të gjithëve. Thellë, pa ato rrënjë dhe pa atë ndjenjën e përkatësisë dhe domethënies ne jemi të humbur. Nuk e dimë ku të fillojmë dhe nuk dimë se si ta interpretojmë botën përreth nesh. Pa histori, po ashtu jemi të humbur, por njëkohësisht siç thashë ditë më parë në Beograd: Ne nuk mund të bëhemi të burgosur të historisë. Duhet të sigurohemi se e posedojmë, por jo të pushtohemi nga ajo”, tha Charles.

Duke folur për vizitat e tij tek komunitetet religjioze, Princi Charles përmendi po ashtu edhe rrëfimet e familjarëve të të pagjeturve. Ai tha se këto rrëfime po ia thyejnë zemrën atij.

“Jam shumë i lumtur se e pata mundësinë të shëtisë përreth dhe të vizitojë xhaminë dhe katedralen ortodokse dhe atë katolike dhe të dëgjojë rrëfimet e tyre. Dhe, çfarë dëgjova sot në Prishtinë, në shumë mënyra po më thyen zemrën. Këtë mëngjes dëgjova rrëfimet e disa familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre – personat e pagjetur. E di se ka shumë të tillë në këtë shtet. Më pyetën nëse mund të ndihmojë… shpresoj se do të mund të bëja më shumë për ta. Por, më duket mua, siç edhe është përmendur sot, se ka shumë vdekje dhe shkatërrim të panevojshëm në botë. E shohim çdo kund tash, edhe në Lindjen e Mesme. Është zemërthyese”.

Duke kujtuar vrasjen e xhaxhait të babait të tij, Lordit Mountbatten, dhe zemërimin që kishte ndjerë në atë kohë, Princi Charles tha se, edhe pse e kupton përvojën e hidhur të njerëzve, ai ka zbuluar se falja dhe pajtimi janë rrugët e vetme për ecjen drejt të ardhmes.

“Më kujtohet vrasja e xhaxhait tim, Lordit Mountbatten, përafërsisht 40 vjet më parë, dhe më kujtohet koha kur ndjeja zemërim të madh si reaksion i menjëhershëm. Por, pastaj e kuptova shumë shpejt se hakmarrja nuk është ajo që duhej, por është pajtimi dhe falja ajo që duhet të bëni… Por e kuptoj agoninë e madhe dhe përvojat e dhimbshme qe i kane perjetuar njerëzit”, tha Charles.

Në fund, Princi i Uellsit, Charles, tha se si rezultat i takimeve të tilla dhe të gjitha fjalëve të njerëzve të mrekullueshëm të Kosovës, vendi do të ketë një të ardhme të mrekullueshme, derisa shtoi se është krenar që Britania e Madhe ka dhënë kontribut në rindërtimin e Kosovës.

Kosovë-Princi i Uellsit viziton Shtabin e KFOR-itPERNA-(10)

Princi i Uellsit vizitoi sot shtabin e Forcës së Kosovës (KFOR) në Prishtinë. Ky ishte një nga angazhimet e fundit të Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Cornwall-it në turneun e tyre në Ballkanin perëndimor.

Princi i Uellsit u mirëprit në kampin “Film City” nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta dhe Garda e Nderit e përbërë nga pjesëtarë të shërbimit të KFOR-it.

Gjatë vizitës, Princi vendosi lule në monumentin e pjesëtarëve që shërbenin në KFOR dhe tek 14 ushtarakët e Britanisë së Madhe të cilët paguan sakrificën sublime në shërbim të paqes gjatë operacioneve në Kosovë.

Kjo ngjarje u përcoll edhe nga Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairí O’Connell dhe nga përfaqësues të kontingjenteve të ndryshme ushtarake që shërbejnë në KFOR.

Princi i Uellsit i shoqëruar nga Gjeneralmajori Miglietta, takoi Gjeneralët e KFOR-it dhe përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme, si dhe pjesëtarët e kontingjentit Kanadez dhe Irlandez.

Princi i Uellsit vizitoi KFOR-in si pjesë e vizitës së Madhërive të tyre Mbretërore në Kosovë më 18-19 mars

Next Post

Ja cilët lloje të kancerit shkakton seksi oral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com