• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prince, kuriozitete nga jeta e një personazhi të çuditshëm

by Java News
24/04/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prince ishte një muzikant që e jetoi jetën në forma të çuditshme. Ai e ndryshoi emrin e tij për ca kohë dhe madje pati një skuadër rrobaqepësish në shtëpi që t’i qepnin veshje. Ai gjithashtu kishte shumë talente të tjera…

Prince Rogers Nelson ishte një ikonë e muzikës, krah për krah me Michael Jackson dhe Elvis Presley. Ai vdiq të enjten në moshën 57-vjeçare në shtëpinë e tij në Minesota.

Prince u bë një superstar global në vitet 1980 me albume si 1999, Purple Rain dhe Sign O’ the Times. Gjatë karrierës së tij ai shiti më shumë se 100 milionë albume me këngë rok, fank dhe xhaz.

Ashtu si legjendat e tjera ai kishte një mënyrë jetese fantastike, por njëkohësisht të çuditshme dhe misterioze.

Prince ishte i përkushtuar të regjistronte muzikë të re, arsye për të cilën ai shkruante çdo ditë nga një këngë, ndoshta deri pranë vdekjes.

Ai mund të luante 27 instrumente

Në debutimin e albumit të tij For You, të cilin e publikoi kur ishte 20 vjeç, Prince thuhet se ka luajtur çdo instrument, plot 27 të tillë. Ai njihej gjithashtu si muzikanti pas të gjitha efekteve vokale, por edhe instrumenteve që u luajtën në album.

Ai shkroi hite edhe për këngëtarë të tjerë

Balada Nothing Compares 2 U e këngëtares Sinead O’Connor, ende një këngë shumë e dëgjuar, u shkrua nga Prince. Ai shkroi gjithashtu këngën Kiss, e bërë e famshme nga Tom Jones, këngë të tjera të njohura si Manic Monday dhe How Come You Don’t Call me Anymore nga Alicia Keys.

Prince shkroi gjithashtu këngë për Madonën (dhe i ra kitarës në këngën Like a Prayer) dhe për këngëtaret Cyndi Lauper dhe Chaka Khan.

Ai u zotua të regjistronte çdo ditë një këngë të re

Legjenda thotë se Prince e sfidoi veten të shkruante një këngë të re çdo ditë. “Shkruaj shumë këngë”, i tha ai “The Guardian” në vitin 2015, duke shtuar se nuk lidhej shumë me muzikën e vjetër, sepse përndryshe nuk krijohej hapësirë për muzikën e re.

Ai është më i famshëm për regjistrimet e viteve 1980 si Lovesexy, 1999 dhe Sign O’ The Times, por ka nxjerrë edhe 39 albume në studio, katër live dhe ka shumë bashkëpunime.

Ai donte të publikonte një album me zë femre

Mes projekteve të parealizuara të Prince ishte një album me tetë këngë i regjistruar në vitin 1985 i quajtur Camille.

Ai përmbante këngë të përshpejtuara që e bënin zërin e tij të dukej si i një femre. Plani ishte ta publikonte atë pa e lidhur me Prince dhe pa foto në kopertinë. Albumi u anulua, por disa këngë dolën në skenë më vonë.

Në fëmijëri ishte shumë i varfër

Kur ishte fëmijë, Prince ka thënë se qëndronte jashtë McDonald vetëm për të nuhatur aromën e ushqimit. Ai vinte nga një familje e varfër. “Nuk kisha pará, ndaj rrija jashtë dhe nuhasja ushqimin. Varfëria i bën njerëzit shumë të zemëruar, nxjerr anën tënde më të keqe. Kur isha i ri isha shumë i ashpër”, ka thënë Prince për revistën Rolling Stone në 1985.

Jetonte në një kompleks të çuditshëm

Kur u bë i famshëm, Prince ndërtoi “Paisley Park”, një kompleks të madh në periferi të Minepolis në Minesota, vendi ky ylli u gjet i vdekur të enjten. Prona e tij ka aktualisht një vlerë 10 milionë dollarë dhe përmbante shumë ambiente, nga dhoma e “galaksisë” me tavane vjollcë deri te studioja e regjistrimit, pista e vallëzimit dhe gjithçka që i duhej këngëtarit.

Ai kishte shumë rrobaqepës

Brenda “Paisley Park” ndodheshin 10 rrobaqepës të talentuar që punonin vetëm për të bërë veshje për Prince, bandën e tij dhe të dashurat e këngëtarit. Moda që ai donte të ndiqte ishte një pjesë e madhe e markës Prince e për më tepër që atij i pëlqente të luante paksa me gjininë. Gjithashtu, më parë atij i duhet të bënte pazar në dyqane fëmijësh për shkak se ishte 157 cm i gjatë.

Shkroi “Skllav” në fytyrë

Prince kaloi një fazë të jetës ku shkroi “skllav” në faqe për të treguar se kështu ishte industria e muzikës. “Kontratat e regjistrimit janë si skllavëri”, ka thënë ai.

Gjatë viteve 1990 ai kaloi një luftë me studion e regjistrimit Warner Brothers, duke argumentuar se kompania pretendonte se e kontrollonte atë.

Ai e ndryshoi emrin në “Simbol”

Në vitin 1993 Prince lajmëroi se ai nuk ishte më Prince. Ai e ndryshoi emrin në simbol që kombinonte ikonat e zakonshme të burrit dhe gruas. Asnjë tastierë nuk e kishte këtë simbol ndaj studioja e tij e shpërndante atë me disqe që të përfshihej kur duhej. Në vitin 2000 ai iu kthye emrit të vjetër.

Kombinoi çmimin e biletës me albumin

Në vitin 2006, Prince regjistroi albumin e tij të 31-të në studio dhe e publikoi atë më 21 mars. 3121 ishte numri i ndërtesës së tij në Los Angeles. Kur shkoi në tur një vit më vonë, këmbënguli që çmimi i biletave të ishte 31.21 paund.

Shqip

Next Post

Panama Papers, del edhe emri i ish-drejtorit të CEZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com