• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prince bën një koncert në Baltimore kundër dhunës

by
15/05/2015 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Muzikanti i njohur amerikan “Prince” zhvilloi një koncert para mijëra njerëzve në Baltimore, pas protestave të fundit dhe trazirave që ndodhën me vdekjen e një të riu afrikano-amerikan (Freddie Gray), fakt që në qytet solli edhe një shtetrrethim.

Koncerti i titulluar “Rally 4 Peace” u zhvillua të hënën në arenën “Royal Farms”, pak kilometra nga vendi ku ishte epiqendra e dhunës në fund të prillit.

“Prince” e ka quajtur këngën e tij të re “Baltimore”, për nder të qytetit me të njëjtin emër, e në këngë është përmendur dhe Fred Gray, i riu i cili vdiq ndërsa ishte në paraburgim në policinë e  Baltimore, madje edhe afrikano-amerikani, i cili u qëllua nga policia vitin e kaluar në Misuri, Michael Braun.

Këngëtari ftoi në skenë dhe një avokate të re nga Baltimore, Marilyn Mosby, e cila solli akuza kundër gjashtë oficerëve të policisë të përfshirë në vdekjen e Gray.

“Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe,” porositi 57-vjeçari, i cili veç angazhimit me këngët e reja solli edhe klasiket e veta, duke përfshirë të pashmangshme “Purple Rain”.

Në koncert, i cili zgjati rreth dy orë e gjysmë, audienca me kërkesën e “Prince”, erdhi e veshur me veshje gri. Performoi edhe banda e funk-rock “3RDEYEGIRL”. Një pjesë e të ardhurave nga koncerti ka për qëllim të shkojë për organizatat humanitare për të ndihmuar të rinjtë në Baltimore. Princi është i njohur për gjërat e veta të çuditshme. Emri i tij i vërtetë është Prince Rogers Nelson, por 1993-2000 u përfaqësua me një simbol që përshkruhet si një “simbol i dashurisë”.

Është i përfshirë në Rock dhe Roll Hall of Fame që prej vitit 2004. Kurse revista “Rolling Stone” e ka vendosur në vendin e 27 në listën e “100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.

Next Post

Kandidates së PS për Urën Vajgurore i bie të fikët, shkon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com