• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

by El Be
27/02/2026 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe e fejuara e tij, Blerta Celibashi, janë në përgatitje për ceremoninë e dasmës. Lajmi u konfirmua nga vetë princi për revistën franceze “Point de Vue”.

Festa e fejesës u zhvillua në një kompleks hotelier privat, i rrethuar nga pisha dhe me pamje nga deti. Tre muaj më pas, çifti synon të ruajë të njëjtin atmosferë intime edhe në ceremoninë e dasmës, ndonëse shumë detaje mbeten ende në proces finalizimi.

“Gjërat më të rëndësishme për ne janë të jemi rrethuar nga të afërmit tanë dhe të ndajmë këtë moment me sinqeritet dhe thellësi. Ëndërrojmë një ceremoni të thjeshtë dhe elegante, pa pretendime, vetëm një moment autentik dhe prekës,” rrëfen princi për “Point de Vue”.

Sipas revistës franceze, çifti po bashkëpunon me profesionistë për organizimin e ceremonisë. Programi i dasmës parashikon një koktej mirëseardhjeje një natë para ceremonisë dhe një darkë festive në ditën e dasmës.

Stili i eventit do të reflektojë preferencat e tyre: klasik, elegant dhe i qëndrueshëm në kohë. Paleta e ngjyrave dhe elementët dekorativë nuk janë përcaktuar ende, thuhet në shkrimin e “Point de Vue”.

“Blerta dhe unë jemi mjaft klasikë. Ne preferojmë elegancën, që e konsiderojmë më të përjetshme sesa trendet e momentit,” shprehet princi.

Në aspektin kulinar, shefi shqiptar dhe mik i familjes, Erion Fejzaj, do të udhëtojë nga Firence për të përgatitur darkën.

“Sa i përket ushqimit, shefi shqiptar dhe mik i familjes, Erion Fejzaj, do të vijë veçanërisht nga Firence për të përgatitur darkën. Ai, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për ushqimin e fejesës, do të shpalosë sërish kuzhinën mesdhetare, e përzier me ndikime osmane, duke mos harruar një menu vegjetariane për të kënaqur shijet e nuses së ardhshme”, thuhet në artikull.

Ndërkohë, mësohet se unaza e Blertës është përzgjedhur nga “Tiffany & Co.”, ndërsa fustani i saj do të realizohet nga një stiliste kosovare shume e njohur, si një homazh për gjyshen e princit, princeshën Geraldinë.

“Me unaza nga Tiffany & Co., Blerta ka zgjedhur gjithashtu stilin e fustanit të saj të ardhshëm. Krijuesja kosovare Diana Qerimi është një nga më të talentuarat e brezit të saj. Sensibiliteti i saj është në përputhje me mënyrën se si Blerta e koncepton veshjen, menduar si një homazh për gjyshen time, princeshën Geraldinë, e njohur për elegancën e saj. Fustani do të zbukurohet në mënyrë të subtilizuar me simbole shqiptare,” shpjegon princi.

Dasma do të zhvillohet në mënyrë diskrete, me fokus te familja dhe miqtë e ngushtë.

Ndërkohë, brenda dy viteve, familja mbretërore shqiptare planifikon të shënojë një moment me rëndësi historike, 100-vjetorin e monarkisë shqiptare, përmes një ceremonie në Tiranë.

“Brenda dy vitesh, ne do të kremtojmë një ngjarje me rëndësi historike të madhe: njëqindvjetorin e monarkisë shqiptare. Ne planifikojmë ta festojmë atë në një tubim më të madh, duke mbledhur miqtë dhe anëtarët e familjes mbretërore në Tiranë – një tjetër rast për të parë monarkinë në ditën e saj më të bukur”, tha Princ Leka.

Next Post
Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Të gjithë të mërzitur nga qeveria e re, përveç SPAK

February 27, 2026
Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

Paralajmërimi i ministrit polak: Të përgatitemi për luftë, mund të shohim atë që kanë parë gjyshërit tanë

February 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

Bie miti i Dubait si ‘parajsë’ për të kërkuarit nga drejtësia: Deri tani 15 të ekstraduar, priten edhe pesë të tjerë

February 27, 2026
“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

“E ke figurën atërore të dështuar”/ Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani, unë jam babai juaj në këtë lojë

February 27, 2026
SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

February 27, 2026
Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

Tramvaji del nga shinat në Milano: 1 i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur

February 27, 2026
Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In