• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Princ Leka II intervistë me gazetarin e njohur britanik, Piers Morgan: Shqiptarët ikin se jemi ende në trazicion…

by Java News
08/11/2022 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste me gazetarin e mirënjohur britanik Piers Morgan në emisionin Uncensored, Princ Lekën II nuk i vlerëson aspak si qëndrime të qeverisë britanike deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

“Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim”, tha Princ Leka.

Duke e konsideruar veten avokat të lëvizjes së lirë, Princ Leka Zogu II, thotë se shqiptarëve të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli, duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.

“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.

Emigrantët shqiptarë janë kthyer në një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në Britaninë e Madhe.

PJESË NGA INTERVISTA:

Piers Morgan: Pse u inatose me Suella Braverman?

Princi Leka II: Faleminderit që më ftuat sepse është e rëndësishme që të shpeh aspektin njerëzor të kësaj çështjeje. Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin amerikan, më konfirmoi se komentet nuk janë reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Angli kanë marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Shqiptarët janë kontribues. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Por qëndrimi dhe retorika në media më kanë bërë që të reagoj dhe të them se shumica e shqiptarëve janë punëtorë. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim. Kam folur me familjarë, mikë, disa i kanë marrë fëmijët nga shkolla dhe ndjejnë sikur po i bullizojnë dhe u kanë bërë komente ksenofobike.

Piers Morgan: A ke biseduar me Rishi Sunak?

Princi Leka II: Jo, e di që kryeministri Edi Rama është në kontakt me të. Ka dalë me një qëndrim të fortë për komentet.

Piers Morgan: Gjithë ky axhitim në Angli i shkaktuar nga shqiptarët është sepse dyshohet se vijnë për t’ju bashkuar bandave në Britaninë e Madhe. Ku është vija e kuqe?

Richard Tice: Ne kemi marrëdhënie të mirë dhe shumica e shqiptarëve janë njerëz të mirë. Shkojmë për pushime atje dhe vice-versa. Këta njerëz po vijnë me barka ilegalisht kur shqiptarët mund të vijnë me visa legalisht. Nëse janë të ligjshëm dhe që duan të vijnë, pse nuk vijnë ligjërisht? E vetmja arsye se përse paguajnë 10 herë më shumë është sepse mund të kenë objektiva të tjera. E dimë se shqiptarët kanë numrin më të madh në burgje. Të tjerë zhduken dhe u bashkohen bandave që kontrollojnë tregun e kokainës dhe hashashit në një mënyrë të tmerrshme. Bëjnë shumë fitim, duan “ushtarë” dhe të pastrojnë paratë. Hapin bërberhane dhe madje dyqane karamelesh. Ky aktivitet kriminal duhet të ndalojë. është për ata që shkakojnë kaos dhe vrasje në rrugët tona.
Piers Morgan: Ka një numër në rritje të shqiptarëve që vijnë dhe janë të huajt që kanë numrin më të lartë në burgje. Duket se ata që po vijnë nuk ndahen dot nga poteciali i kriminelit.

Princi Leka II: Jam avokat i lëvizjes së lirë. Shqiptarëve nuk u jepen viza për të marrë viza. Kur nuk të jepet kjo e drejtë për të lëvizur lirshëm, është që të futesh nëpër vendet e tjera. Kështu që këta shqiptarë të rinj. Kur futen ilegalisht, bëhen viktima të bandave. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të gjejnë mënyra për t’u futur në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, vajtëm në Angli. Edhe unë u edukova atje, iu bashkova ushtrisë si oficer.

Piers Morgan: A të kërkoi falje ambasadori britanik për termin pushtim?

Princi Leka II: Nuk kemi kërkuar kërkesë falje sepse e dimë që është debat i brendshëm në Angli. Nuk përfshihemi në politikën e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Mendoj që kemi qëllimin tonë politik. Opozita ka reaguar. Nuk duhet të harrojmë se kush është Shqipëria. Ishim viktimë e regjimit më të ashpër komunist. Dolëm nga komunizimi, tani kemi një periudhë të gjatë tranzicioni. Ikin sepse duan të shohin ndryshim. Edhe pse po inkurajohet turizmi. Por këto nuk i sheh dot një i ri që jeton në fshat ndaj dhe do ndryshim. Shpresoj që këto probleme ti eliminojmë. Por duhet ta bëjmë së bashku.

Piers Morgan: A t’u ndryshua mendimi?

Richard Tice: Jo, fare! I kujtoj Princit se nuk kemi lëvizje të lirë me Shqipërinë. Kemi një skemë viza. E kontrollova sot, kushton 259 paund. Merr përgjigje për 3-4 javë dhe asnjë nuk forcohet që të vijë me varka. Së fudmi, disa prej tyre qw janw zhdukur janw gjetur në ferma kanabisi. Kriminelw qw janw deportuar, janë kthyer për punë ditësh me varka. Mendoj që Princi duhet të reflektojë me faktin që ka një element kriminal që po vjen tek ne. Dhe që duhet të ndalojë.

/s.f

Next Post
A u helmuan qentë te Liqeni? AMK e APR: Dënojmë ashpër ngjarjen e rëndë, i jemi drejtuar policisë për të hetuar situatën

A u helmuan qentë te Liqeni? AMK e APR: Dënojmë ashpër ngjarjen e rëndë, i jemi drejtuar policisë për të hetuar situatën

Comments 2

  1. Neki Osumi says:
    3 years ago

    Të lumtë o Leka i Zogjit, a e di se ke filluar të bëhesh tamam Shqiptar ?
    Të paska bërë mirë martesa me gocën e Zaharive, mbasi ndikimi i sajë, të ka ulur me këmbë në tokë, dhe kështu, je i orientuar me njerëzit, vendin, doket, zakonet, mendësitë, mënçuritë, zgjuaresitë, hiletë, skuthllëqet, shkërdhatllëqet dhe gjithë pozitivet dhe negativet që ka ky popull e ky vënd.
    Tani ka ardhur koha, që ti futesh gradualisht politikës, duke u orienruar drejtë të djathtes së QENDRES (të,moderuar), dhe larg ndikimeve të ekstremisteve politikë të djathtë, që janë sot në qarkullim nl Shqipëri. Mbasi ata, janë përfaqesuesit më të pa natyrshlm të së djathtes, njeri ish komunist imegër, tjetri ish komunist familiarisht dhe të dy FSHATARË në origjinë.

    Reply
  2. Neki Osumi says:
    3 years ago

    Të lumtë o Leka i Zogjit, a e di se ke filluar të bëhesh tamam Shqiptar ?
    Të paska bërë mirë martesa me gocën e Zaharive, mbasi ndikimi i sajë, të ka ulur me këmbë në tokë, dhe kështu, je i orientuar me njerëzit, vendin, doket, zakonet, mendësitë, mënçuritë, zgjuaresitë, hiletë, skuthllëqet, shkërdhatllëqet dhe gjithë pozitivet dhe negativet që ka ky popull e ky vënd.
    Tani ka ardhur koha, ti futesh gradualisht politikës, duke u orienruar drejtë të djathtes së QENDRES (të moderuar), dhe larg ndikimeve të ekstremisteve aktualë politikë të djathtë, që janë sot në qarkullim në Shqipëri. Mbasi ata, janë përfaqesuesit më të pa natyrshëm të së djathtes, njeri ish komunist i egër, tjetri ish komunist familiarisht dhe të dy FSHATARË në origjinë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In