• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primo Shllaku: Gjuha e politikanëve në parlament tregon mjerimin shpirtëror të shoqërisë

by Java News
01/02/2019 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari edhe poeti Primo Shllaku analizon gjuhën e përdorur gjatë debateve në Parlamentin shqiptar. Ai mendon se problemi i politikanëve tanë, nuk është problem teknik, por është problem moral dhe i formimit qytetar. Shton edhe se ndonëse dijet e tij për gjuhën nuk janë në të njëjtin nivel, me dijet për moralin, kur politikanët sulmohen edhe përdorin invektiva nga më të ashprat, sërisht ata nuk gabojnë në pikëpamjen gjuhësore.

“Problemi i tyre s’është problem gjuhësor, por është problem moral. Është problem i edukimit të limiteve që ka një lloj niveli i temperaturës së komunikimit. Të gjithë, edhe me fëmijët, me gratë dhe kolegët vjen një moment që ngremë tonin edhe nivelin e agresivitetit. Pastaj kërkojmë të falur, kthehemi. Është problem limitesh, ” Primo Shllaku, poet dhe shkrimtar.

Shllaku teksa e vendos veten në vend të deputetëve, shpjegon se si do të vepronte në një situatë të tillë

“Ashtu si e kuptoj unë dinjitetin edhe dinjitarizmin e fjalës deputet, po ta shihja se lufta politike edhe të drejtat që unë mbroj, nuk mund të mbrohen me mjete më të ulëta sesa agresiviteti i skajshëm, atëherë unë të parën gjë që do bëja, do të jepja dorëheqjen. Do të thosha: ‘Nuk më punon krahu, sepse jam luftëtar i dobët’,” –tha Shllaku.

Ai mendon se kur një politikan i përzgjedhur nga populli dhe arrin në të tilla agresione të jetës private, duhet të tërhiqet

“Problemi i gjuhës në parlament tregon mjerimin e thellë shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Shqiptarët nëse s’ua shtinë thikën deri në kockë edhe nuk ia rrotullon, ai është i pandjeshëm, një lëkurëtrashë. Unë kam insistuar në vende: Mirë ja bëri! Unë nuk them mirë ja bëri. Mënyrat për t’u ngritur edhe për të rrëzuar janë të pafundme. Nëse e ndjen se je i pafuqishëm, shpall pafuqinë tënde,” – u shpreh më tej poeti.

Në parlamentin shqiptar mendon shkrimtari ka një konkurs se kush shan më tepër, kush degjeneron më tepër tjetrin.

“Ky nuk është problem gjuhësor më, është problem moral. Shteti shqiptar duhet përfundimisht të marrë në dorë jo vetëm problemin e gjuhës në shkollat e mesme, por të formojë gjuhësisht nxënës, sepse kjo gjuhë është edhe identiteti ynë i vetëm. Ne në të gjitha fushat e tjera jemi imitues, në gjuhën shqipe jemi të parët. Shteti duhet që të marrë në dorë gjuhën shqipe, sepse të gjitha të tjerat mësohen mbrapa. Nga ana tjetër shteti duhet të nxjerrë ligje në lidhje me etikën dhe të jetë shumë rigoroz. Njerëzit që përdorin sharje, fryje edhe sulme, duke e nisur nga fjala kriminel, unë mendoj se këto fjalë duhet që të qëndrojnë jashtë parlamentit, sepse në momentin që i thua dikujt këtë fjalë edhe të nesërmen vjen sërish aty, atëherë unë si popull them se: ‘Mos fjala kriminel është ndonjë fjalë për të mirë edhe unë e kujtoj të keqe’. Përsëriten kaq shpesh kohët e fundit, sa ne kemi nisur që mos të na duken si fjalë të këqija. Na u dukën njëherë si fjalë neutrale dhe tani na duken si fjalë mburrëse”.

Ai propozon që kuvendi duke njohur prirjet dhe terrenin e shakllabanizmit të egër të parlamentit shqiptar të fusë konkretisht një numër fjalësh, që duhet quajtur të papranueshme.

 “Ai që i përdor këto fjalë duhet të iki. Parlamenti duhet që ta shëndosh jetën, kujtojnë se është vitrinë edhe është kthyer në arenë gladiatorësh edhe pa rezultat. E kupton se çfarë impakti të rrezikshëm ka në mbajtjen gjallë të një atmosfere të acaruar midis njerëzve, kur shohin se yndyra  e kombit përveshin mëngët edhe nxjerrin zorrët e barkut. Madje shahen me gramatikë, thellë madje”.  

Profesor Shllaku mendon se kjo nuk është demokraci, por liri e shfrenuar, për të cilën nuk ka nevojë askush. Lira edhe demokracia mbi gjithçka janë vetëpërmbajtje edhe vetëkujdes./raport.tv

/a.meta

Next Post
Ministri në detyrë Cakaj takime dypalëshe në Bukuresht: Vlerësohen arritjet e Shqipërisë!

Ministri në detyrë Cakaj takime dypalëshe në Bukuresht: Vlerësohen arritjet e Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com