• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret reale të PS dhe rreziku nga profili i ulët i kandidatëve

by Mero Baze
10/03/2025 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Diferenca mes betejës së listave në Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike është thelbësore.

Për demokratët, beteja elektorale përfundon tek listat, pasi rezultati i pritshëm i PD është rreth 30 për qind, aq sa janë listat e mbyllura.

Vetëm në dy-tri qarqe mund të ndodhë ndonjë surprizë që të ketë mundësi të hyjë edhe dikush nga lista e hapur, por jo përtej një deputeti.

Në këtë mënyrë, të gjitha energjitë elektorale të PD u harxhuan tek ato që u quajtën primare, të cilat pas përfundimit të tyre Berisha i delegjitimoi, duke theksuar që rezultatet e tyre nuk janë kusht për t’u përfshirë në listat e mbyllura.

Pra, “primaret” u shndërruan në “sekondare”, të cilat do bëhen brenda zyrës së Berishës.

Kështu që e gjithë beteja tek PD është këto ditë brenda zyrës së Berishës, ku do bëhen pazaret për grupin e ri parlamentar.

Socialistët e kanë të kundërt formulën.

Duke qenë se në listat e mbyllura të tyre janë vetëm drejtuesit socialistë dhe deputetët e rinj, gjithë beteja do të spostohet në fushatë, për të marrë votat për listën e hapur, e cila tek Partia Socialiste është po aq, dhe në disa raste edhe më shumë, se lista e mbyllur në shanset për të fituar.

Kështu që beteja e vërtetë e socialistëve është fushata elektorale, e cila do të jetë në të njëjtën kohë edhe një garë e vërtetë primare për socialistët me njëri-tjetrin.

Koncepti i primareve që ka lindur në SHBA, nuk është si kjo që bën PD, ku për kandidatët votojnë strukturat e partisë.

Në SHBA për kandidatët që përzgjidhen me primare votojnë gjithë qytetarët dhe kundërshtarët, dhe vetëm aty ti shikon popularitetin real të një kandidati.

Është njësoj si gara e hapur që bëhet në fushatë elektorale.

Për këtë arsye, primaret reale i kanë socialistët, me njëri-tjetrin, gjatë fushatës.

Ato që bënë demokratët ishin thjesht një garë false brenda partisë, të cilën gjithashtu Berisha nuk po ua njeh si meritë.

Ky sistem elektoral, kështu si është ndërtuar, lejon të ketë garë për listë të hapur vetëm tek partitë që kalojnë mbi 30 për qind të elektoratit, dhe aktualisht e tillë është vetëm Partia Socialiste.

Gjithë të tjerët janë në garë me listë të mbyllur, përfshirë edhe PD.

Prandaj të vetmet “primare” që mund të quhen të tilla janë garat mes deputetëve të PS më 11 maj.

Kjo do të tregojë edhe aftësinë e drejtuesve politikë për të zgjedhur ekipet e tyre në këtë fushatë.

Edhe pse janë të sigurt në listë, e ardhmja e tyre politike në të vërtetë varet nga aftësia e listës së hapur për të prodhuar vota për PS.

I vetmi rrezik që ka PS tani është pavarësia që Rama u ka lënë drejtuesve politikë të zgjedhin ekipet e kandidatëve në qarqe.

Rreziku vjen nga fakti se, meqë drejtuesit politikë janë të emëruar nga Edi Rama, ata mund të prodhojnë një ekip që mendojnë se u duhet të jetë lojal me ta, që t’i kenë nën kontroll, duke ulur kështu profilin e përfaqësimit të deputetëve.

Shpesh herë këta drejtues politikë duket sikur zgjedhin anëtarë të këshillit bashkiak e jo deputetë për në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky është një test për ta, jo vetëm për rezultatin elektoral, por edhe për aftësinë që kanë për të tejkaluar vetveten, dhe për të ofruar njerëz që përfaqësojnë elektoratin në Kuvend dhe jo drejtuesit politikë në grupin parlamentar.

Next Post
Berisha, e ndryshoi vendin për protestën? Bozdo: Do zhvillohet në Bulevardin ‘Zogu i Parë’

"PD e pengoi SHBA të merrte pushtetin", Bozdo: Vetëm po e lamë ne, Rama mund të marrë mandatin e katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In