• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Primaret po bëhen fakt i kryer. Të forcohet Alibeaj…!”/ Grupi i Berishës dhe PD zyrtare, mbledhje paralele në seli: Bashkimi s’na duket i sinqertë

by Java News
17/10/2022 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në selinë blu u mbajtën pasditen e së hënës dy mbledhje paralele. Në njërin krah, kryedemokrati Sali Berisha ishte mbledhur me drejtuesit politikë të qarqeve dhe në krahun tjetër ishin mbledhur Enkelejd Alibeaj dhe ajo pjesë e PD-së që është në mbështetje të tij.

Përpara mbledhjes me Sali Berishën, disa prej drejtuesve Politikë të qarqeve janë shprehur optimistë për mediat se me “koherencë dhe përpjekje” mund të arrihet bashkimi.

Megjithatë, ABC raporton se ky optimizëm nuk ka qenë aq prezent në grupimin Alibeaj.

Gazment Bardhi, i cili është i është mandatuar për të negociuar me Edi Palokën për gjetjen e një rruge të përbashkët për të dalë me nga një kandidat në zgjedhjet vendore, është shprehur se nga mediat ka mësuar së në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet të martën në selinë blu pritet të miratohet rregullorja finale për primaret.

Kjo sipas deputetit demokrat, tregon se negociatat nuk janë të sinqerta dhe se po bëhet fakt i kryer që kandidatët do të zgjidhen me anë të primareve.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupimit të Alibeajt, deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka kanë hedhur idenë që përtej këtyre negociatave, të shihet edhe mundësia që të forcohet grupi i Alibeajt dhe të dilet me kandidatë për zgjedhjet vendore.

Të njëjtin hezitim në sinqeritetin e palës tjetër duket se ndan edhe deputeti i Fierit Luan Baçi.

“S’kam besim në sinqeritetin e Bardhit apo në mënyrën sesi po artikulohen në mediat. Gjej rastin ta ftoj. Jam gati të takohem në bazë me Alibeajn dhe deputetë të qarkut dhe të takohemi,” tha ai para gazetarëve.

Të martën pritet të mbahet edhe një takim mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës ndërsa të dyja palët në parim shprehen se janë deri në fund për gjetjen e një rruge për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e kësaj pranvere./m.j

Next Post
Modelet që shesin foto e video seksi në faqen për të rritur rrëfejnë kritikat që marrin: Duhet të vrasësh veten!

Modelet që shesin foto e video seksi në faqen për të rritur rrëfejnë kritikat që marrin: Duhet të vrasësh veten!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In