• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret në PD/ Ish-deputeti: Luftohet vetëm për 16 vende! Berishës nuk i hiqet ‘non grata’, po gënjen

by S T
21/02/2025 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Primaret në PD janë sajesë, dhe kontrollohen nga Sali Berisha, pasi shumica e emrave në lista janë përcaktuar, si tek të mbyllurat, ashtu dhe te të hapurat.

Gara e Primareve bëhet vetëm për 16 vende të mbetura në të gjithë Shqipërinë, kurse Berisha nuk mund ta fitojë dot betejën e heqjes së ‘non gratës’ në SHBA, sepse atje kanë firmosur 15 institucione amerikane.

Kështu shprehet përfaqësuesi dhe kandidati për zgjedhjet e 11 Majit për Demokratët Euroatlantikë, ish-deputeti Azgan Haklaj. I ftuar sot (21 shkurt) në “Studio Live” të moderatorit Arbër Hitaj, në Report TV, ai theksoi se partia tashmë ka caktuar pjesën e parë të kandidatëve, teksa pret negociatat me partitë e tjera dhe kthimin e Lulzim Bashës nga SHBA-të, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

Haklaj, që pohoi se do jetë kandidat në Tiranë, e cilësoi Berishën si antikombëtar dhe me dy standarde, pasi ishte njeriu që solli Sorosin duke e quajtur mik dhe tani e shan, hoqi embargon e naftës së Serbisë, bashkëpunon me grekët si në rastin e kandidimit të Belerit dhe Gjikurias në Himarë, bëri ligjin e LGBT më 2012 dhe tani e sulmon.

“Ne kemi prezantuar grupin e parë të kandidatëve për deputetë. Kemi mandatuar edhe Bashën për negociata me partitë e tjera dhe në funksion të tyre do kemi prezantimin e grupit të dytë për deputetë. Kjo do bëhet pasi Basha të kthehet nga SHBA, pasi ka udhëtuar në SHBA për takime zyrtare atje dhe do shohim se si do jetë në vijimësi, kemi projektuar të gjithë kandidatët dhe jemi gati për plotësimin e formatit”, u shpreh ai për garën në DA.

Kurse për Primaret tha se Berisha i kontrollon me dorë të hekurt ato dhe janë thjesht të sajuara, pasi vendet pothuajse janë caktuar.

“E njoh shumë mirë PD-në dhe strukturat, primaret i kontrollon me dorë të hekurt Berisha. U sajuan për të krijuar idenë që tashmë gjithçka e ka në dorë anëtarësia e partisë. Tani u bë e qartë se krerët kryesorë nuk hyjnë në Primare dhe bashkë me PL-në dhe aleatët janë 30 emra apo kandidatë nuk do jenë në Primare se janë të sigurt. Pra e gjithë beteja e PD-së në Primare është vetëm për 16 mandate. Sepse të tjerët janë caktuar. Berishës nuk i intereson për të marrë pushtetin, por që ta mbajë partinë peng, ta përdorë kundër SPAK dhe SHBA-ve. Lista ka caktuar edhe kandidatin për kryeministër, nuk do jetë vetë, po e përdor për të rritur pazarin. Ai do e nxjerrë në sekondën e fundit, është një person, shqiptar i lidhur me lobin grek në SHBA, Indrit Nina, dhe ai do e përdorë atë më shumë për t’i hequr non gratën. Unë i referohem deklaratave dhe fakteve. Kemi deklaratën e DASH që Berisha dhe dhëndri i tij pastrojnë paratë. Ai ka thënë edhe vetë se lobimin do e bëj pas zgjedhjeve për non gratën. Kjo është një lojë që bën Berisha”, shpjegoi Haklaj për Report Tv.

Ish-deputeti nuk mungoi as akuzat ndaj kreut të PD-së, duke e cilësuar antikombëtar dhe përmendur disa nga ngjarjet ku Berisha përdor edhe dy standarde.

“A nuk bëri lojë Berisha dhe Rama me Belerin, a nuk u bë eurodeputet i Greqisë ai pas daljes nga burgu? Beleri po kërkon vetëvendosjen në Greqi, që është helenizimi, zona e Himarës dhe rrethinave të saj. Berisha është antikombëtar, i ka hequr embargon naftës së Serbisë, ka thënë mos firmosni Rambujenë, ngriti varrezat greke në vend dhe të tjera. Edi Ramën e mban Sali Berisha. Ai ka sjellë Sorosin në Shqipëri, ka përfaqësues kryesorë në atë fondacion. Berisha dërgoi ligjin për LGBT më 2012, tani del dhe e sulmon. PD i ka anëtarë të kryesisë ata të Sorosit. Ai e shpalli mikun e shqiptarëve Sorosin, tani thotë se ai e bëri non grata dhe administrata Trump. Berishës iu vendos non grata që në 2017, që kur ia tha Rama a e kalon dot Atlantikun. Ai sulmon McGonigalin sepse ata e mashtruan se do i hiqnin non gratën. Berisha tha iku Yuri Kim, ajo është ende në detyrë. Këto janë konspiracione që i përhap PD me mediat e saj”, nënvizoi përfaqësuesi i Demokratëve Euroatlantikë.

I pyetur për lobimin e Berishës në heqjen e ‘non gratës’ dhe afrimin e ish-konsulentit të Trump për zgjedhjet e 11 Majit, Haklaj i rrëzoi të dyja.

“Berisha është non grata me firmë të 15 institucioneve në SHBA. Përpjekjet për heqjen non grata të Berishës janë të kota. Është njëlloj si historia e Xhejms Trafikantit në 2001, edhe kjo e Chris LaCivita, ai nuk është fare pjesë e Republikanëve në SHBA. Nuk është herë e parë që Berisha bën deklarata të tilla. Berisha marrëveshjet okulte, të fshehta që bën vetë, i quan të rregullta. Ne jemi për Vettingun e politikanëve. Berisha kërkon që të zhbëjë SPAK, kanë ardhur amerikanët në Tiranë, ata duan ta prekin vetë për të parë se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Haklaj.

Next Post
Aksion në shtëpinë e një shqiptari në Greqi, kapet me drogë dhe armë 24-vjeçari

Aksion në shtëpinë e një shqiptari në Greqi, kapet me drogë dhe armë 24-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

October 7, 2026
Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

October 7, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Hetimi për publikimin e videove intime me VIP-at, zbulohen detaje të reja! Adi Hila shkatërroi hardiskun e kamerave! Ja çfarë alibie dha

October 7, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Synohet bashkimi i opozitës, publikohet programi dhe anëtarët e Forumit të Dialogut Politik

October 7, 2026
Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ndryshimet për “Specialen”, BE e pakënaqur: Bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

October 7, 2026
Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

Fondet IPARD drejt zhbllokimit? Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas në ‘pritje’ të operatorit

October 7, 2026
Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

Goditet shpërndarja e kokainës dhe kanabisit pranë shkollave, arrestohet i riu nga Durrësi në Librazhd

October 7, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com