Ka përfunduar dje afati i regjistrimit në ‘primaret’ e PD. Por ajo që të bie në sy është se ky proces i shpallur nga Sali Berisha nuk do të kryhet në të gjitha bashkitë.
Një fakt të tillë e konfirmon edhe Edvin Kulluri.
Në rrjetet sociale ai shkruan:
“2 dite pasi ka skaduar afati i shtyre per dorezimin e kandidaturavve per kryetare bashkie per “primaret”, vetem ne 16 bashki kemi kandidate!
Te jete nga entuziazmi i madh, apo nga deshperimi askush nuk po e thote!
Nje gje eshte e sigurte qe revolucioni i nentorit arriti qellimin! Qeveria ra prape”
/a.r