• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Primaret e PD-së/ Beqiri: Lojë e Saliut për t’u dukur si demokrat! Elezi: Nuk ishin serioze, njerëzit nuk dinin listat

by S T
03/03/2025 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Primaret e PD-së për listën e deputetëve të 11 majit të mbajtur më 1 mars, u diskutua pasditen e sotme në ‘Studio Live’. Anri Bala theksoi për Arbër Hitajn se këto primare kishin shumë paqartësi të dyshimta.

‘Unë e kam topin penalltinë e gjuaj vetë. Primaret kanë paqartësi. Më të mëdha kanë qenë me listën e Tiranës, Dibrës, Lezhës. Problemi në listën e Tiranës ka kandidatë me zero vota. E dyshimtë. Kemi rastin e Lezhës, kam procesverbale kush është i pari dhe i dyti.

Në Tiranë, Ori Nebiaj në zgjedhjet e kaluara ishte si risi dhe mori shumë vota. Ishte më lart se Berisha. Tani në primaret nuk kalon 40 vota. S’ka mundësi që me mbështetje të tillë nuk merr vota nga anëtarësia. Këtu është vendosur si kanë dashur këta.’

Më tej, Ibsen Elezi, ish kryetari i PD-së në Kukës, shtoi se këto primare nuk ishin serioze.

‘I njëjti problem që nuk korrigjohet nëse njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se duhet ndërruar politika e dirigjimit në lënien e debatit dhe politikës në dorën e anëtarësisë. Të mendosh primare serioze ku nuk ka debat, s’di njeri lista, as degët. Më e rëndë futja e njerëzve sipas interesave të njërit apo tjetrit. Kjo nuk është fair-play. Para se të flitet për primare duhen përcaktuar kritere bazike kush merr pjesë. Duhen dhe rregulla të qarta loje. Nuk është panoramë e qartë se kush do kandidojë, si duhet vepruar. E kujtojnë demokracinë urdhër. Këto primare me këto standard kthehen në negativitet. Këta duan të vendosin në lista njerëzit e tyre. Duan të jenë të përgatitur për çdo situatë kuvendin e ardhshëm.’

Edhe për avokatin Idajet Beqiri, primaret ishin lojë që Berisha të dali si demokrat dhe mbrojtës i votës.

‘Ishin një tip loje, që Berisha bën në situatën e zgjedhjeve që jemi me qëllim që të hiqet si demokrat i kulluar, edhe gjithçka i beson shumë votës edhe duke i besuar votës e nis nga pastërtia e vet dhe kërkon që edhe vota e shqiptarëve të jetë e lirë. Është një farsë e dalë boje. Kur shqiptarët shohin këta duke bërë zgjedhje, i shikon mendja tek zgjedhjet e majit 1996, kutën 2 mln e 300 mijë vota në kuti. Dolën më shumë vota se zgjedhës. Listat e paraqitur janë të vjetra. Firot në anëtarësi i kompensojnë me vota. Duket farsa, falsitetit. Duket ajo që është për të ardhur keq si luajnë. Na bëjnë sikur jemi nivel kaluar mediokrit. Më e tmerrshme deklarata që bën Berisha. Njeriun më të afërt të tija i japin 34 vota. Njerëzit sa e dëgjojnë emrin Adriana Kalaja, ka blerë një diplomë avokati, ka mbaruar ekonomi, për faqe të zezë. Madje Berisha e arrestoi. Nuk fitoi Kryetare e Gjykatës në PD.

Berisha i bindur se ata që kanë dalë në primare nuk janë në rrethin e privilegjuar të Saliut. Aty janë Floriana Garo, Adriana Kalaj, Gjin Gjoni, ai atje në Durrës Ndoja. Këta nuk kanë fituar por do i fusë se janë besnikët e tij. Primaret i bëjnë kot.’

Për Elezin faj nuk ka vetëm Berisha por edhe ata që janë poshtë tij.

‘Fajet në raste të tilla janë të tërë atyre që janë pjesë e procesit. Kur të gjithë e shohin procesin jo normal, nuk përbën sens. Ka njerëz nga bota akademike, futesh në garë dhe nuk të jepet mundësia të biesh në kontakt me njerëz. Është dhe faji i këtyre që thonë po ç’të bëjmë? Ngri zërin, kaq.’

Bala reshtoi dhe disa kleçka të tjera të Berishës.

‘Kleçka e Berishës, e para jo vetëm statuti por është me ligji duhet të ketë bilanc të gjinisë në kandidim. Përveç kësaj për listën e deputetëve kanë futur përkatësinë fetare. Duke u futur aleatët, gjinia, përkatësia fetare, vërtet këta të primareve, pse votat e Vorës dhe Paskuqanit dolën të pavlefshme?’

Beqiri nënvizoi edhe një herë rreshtimin e Berishës krah Belerit, një personazhi anti-shqiptari.

‘Të fillosh luftën brenda partisë tënde, që të ka bërë presidenti dhe kryeministër, ti të nisësh me të luftë civile dhe të marrësh me vare dhe bombola gazi dhe të bësh masakër të vërtetë dhe ta rrëmbesh sërish partinë vetëm për të mbrojtur familjen tënde. Nga një njeri i tillë mos prisni veprime pozitive. Është njeri i kapur. Nuk e di ai që me Belerin nuk merr vota. Shqiptarët Belerin e kanë armikun e tyre të betuar, na vrau ushtarët në postë.’

Next Post
Armiku i Berishës, ministri i ardhshëm i Jashtëm i Gjermanisë?

Zgjedhjet Gjermanë\ Fitorja e konservatorëve nën hijen e triumfit të nacionalistëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

February 16, 2026
Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In